• |
ide | kryesore

Fjalimi me socialistët/ Çfarë harroi Rama në Shkodër

Arkiva, Kryesore, Lajme



Që kur fitoi bashkinë më të madhe të veriut me gati 10 mijë vota diferencë, kryeministri Edi Rama e bën gjithnjë e më shpesh rrugën e Shkodrës. Jo vetëm se ndjehet më mirë, për shkak të atij që e quan një “kontrast në buzëqeshjen e njerëzve, për t’u afruar, për të dhënë dorën”, por edhe për ta përforcuar narrativën sikur fitorja e socialistëve në Shkodër erdhi nga një vendim i qytetarëve për t’u ndarë nga e shkuara.

Në takimin me drejtuesit e organizatave socialiste këtë të dielë, jo rastësisht Rama e përshkroi me humor Benet Becin si një njeri që “nuk thotë dot një fjalë për ato të tjerët, se nuk ia bën shpirti”, ndërsa bëri thirrje që “të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët që në Shkodër”.

Ra në sy gjatë takimit se Rama la porosi për drejtuesit e organizatave socialistëve që t’u thonë njerëzve se “dyert tona janë të hapura për të gjithë” duke vazhduar se “sa më shumë larmi dhe diversitet të kemi brenda organizatave tona, aq më shumë njerëzit do të na besojnë që ne e kemi vërtet shumë seriozisht shkëputjen nga ato dogma dhe ato ndasitë e së shkuarës, që kemi rënë pre e tyre në komunitete të ndryshme”.

Lexo edhe: Analiza e Lubonjës: Si u blenë zgjedhjet dhe pse PS mori Shkodrën

Në pamje të parë duket se strategjia që sugjeron Rama për mesazhin politik që duhet përçuar në Shkodër është i duhuri. Duke qenë tradicionalisht pakicë, socialistët duhet të punojnë për t’i shuar sa më shumë dallimet me palën tjetër në mënyrë që të përfitojnë nga ngjyra gri që krijohet në mes grupimeve partiake.

Gjithsesi, narrativës që përdor Rama për 14 Majin e Shkodrës i mungojnë disa fakte. Sepse për të fituar Shkodrën, Edi Rama pati nevojë për disa “shtrëngime duarsh” që sot nuk dihet se pse, por nuk i përmend fare.

Aleanca me Bajrat

Pak muaj më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha publikoi disa pamje të rënda që vërtetonin qartë përdorimin e krimit nga Partia Socialiste në një proces zgjedhor. Në rrugët e Shkodrës në 14 Maj lëvizte një auto-kolonë e gjatë makinash, me të cilat udhëtonin emra të famshëm të botës së krimit, të njohur si grupi Bajri.

Në një prej mjeteve ishte një prej anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste, Erald Bushi i cili bashkë me grupin inspektonin qendrat e votimit, duke takuar herë pas here zyrtarët e Partisë Socialiste, për t’u siguruar se votimi po shkonte sipas planit. Në këtë grup “inspektimi” që përdori PS ishin Enver Bajri, Denis Brajoviq, Erogen Brajoviq, Samet Halluni etj.

Lexo edhe: Filmimet e 14 Majit/ Si i kontrolluan Bajrat votimet në Shkodër

Disa prej antarëve të grupit Bajri u goditën disa muaj më pas nga një operacion i SPAK që zbuloi një rrjet të vrasjeve me pagesë që funksiononte në Shkodër me ndihmën e policisë dhe të prokurorisë.

Duhet thënë se në zgjedhjet e 14 Majit, Partia Demokratike humbi rreth 15 mijë vota dhe se në këtë proces u regjistrua pjesëmarrja më e ulët ndonjëherë në zgjedhjet e Shkodrës.

Aleanca me Tom Doshin

Edhe pse Tom Doshi është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo nuk e zhbën rolin e tij thelbësor në rezultatin e 14 Majit. Kjo mund të jetë një temë tabu në fjalimet publike të kryeministrit apo të socialistëve, por ndihmën që i dha Benet Becit, Tom Doshi e ka theksuar publikisht në një intervistë pas zgjedhjeve.

“Pa PSD-në, Benet Beci nuk fitonte. Pra, janë votat e mia. Edhe në 2005-ën, në mazhoritar jam deputeti më i votuar në një zonë të djathtë me vetëm 18% elektorat të majtë.

Dhe këtu i dhemb Berishës sepse i kam marrë elektoratin e djathtë. Edhe kësaj radhe jam rritur me 3 mijë vota në vetëm në bashkinë e Shkodrës. Janë pjesa e djathtë që kanë ardhur tek unë sepse nuk besojnë më tek Berisha, nuk besojnë më tek Basha. Lul Basha shkon e bën takime nëpër hyrje pallati me Taulant Ballën, ça me i besu atij? E kanë shit partinë e tyre.

Ai (Berisha) më thotë mua se nuk kam dalë të bëj fushatë. Unë fushatën e kamë bërë me rrjetet sociale. E kam bërë me Instagram, e kam bërë me tiktok, e kam bërë me Facebook… Ai bën mitingje. Ai kujton se bëhet fushata me mitingje” – tha Doshi.

Sipas tij në Shkodër, PD-ja e vulës punoi kundër Bardh Spahisë së koalicioni Berisha – Meta.

“Po. Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Komisionerët e partisë së Lul Bashës i ka gjet PS-ja se as komisionerë nuk kishin. Pra, Berisha ta kërkojë brenda llojit, të mos vijë ta kërkojë tek unë as tek Partia Socialdemokrate. As komisionarë nuk kanë pas” – tha Doshi disa ditë pasi PS kishte fituar bashkinë më të madhe në veri.

Aleanca me biznesmenin Agron Çela

Në fund të vitit 2022, socialistët arritën të bëjnë për vete biznesmenin-deputet të LSI-së, Agron Çela. Në zgjedhjet e fundit ai kishte marrë 2656 vota preferenciale, që në zgjedhjet e 14 Majit mund të bënin diferencën e artë. Se përse kaloi Agron Çela nga LSI tek Partia Socialiste kjo nuk u sqarua asnjëherë.

Në regjimin e Edi Ramës çdo gjë mund të ndodhë. Kush është shqetësimi këtu? Iku një deputet i opozitës që nuk foli kurrë kundër qeverisë? Ka votuar ndonjëherë kundër qeverisë? Jo s’ka votuar” – tha Meta.

Lexo edhe: Ikja e Agron Çelës/ Meta: Në regjimin e Ramës ndodh gjithçka

Në fakt, më shumë se një humbje për LSI, kapërcimi i Agron Çelës në radhët e socialistëve ishte pjesë e planit për të fituar bashkinë nëpërmjet mjeteve ekstra-politike. 

Nuk është çudi që kuajt e betejës të zëvëndësohen për zgjedhjet e 2025. Për më tepër që Bajrave u doli sërish punë me drejtësinë pas përgjimeve të SKY ECC, ndërsa Tom Doshi e pranon edhe vetë që bashkëpunimi me Ramën nuk është më ai që ka qenë.

Situata ka ndryshuar edhe nga këndvështrimi i socialistëve. Në vend të financave të biznesmenit Tom Doshi, ata mund të përdorin tani buxhetet e qeverisë dhe të bashkisë, kombinuar së bashku.

Ndërsa për presionet e të fortëve ndaj votuesve kanë dalë në plan të dytë. Prokurorët e SPAK-ut i kanë bërë Edi Ramës një dhuratë, që asnjë bandit nuk ia garantonte dot ndonjëherë; arrestimin e kreut të opozitës./Lapsi.al



26 Comments

  1. kur i krahason këto dy qasje ndaj Shkodrës, e kupton se Berisha e ka humbur Shkodrën në mënyrë afatgjate, pasi po e trajton si një kazermë ushtarësh për të, kurse Rama si një model elektoral që kërkon ta shtrijë në gjithë Shqipërinë. Dhe normalisht kështu njëri do rritet gjithnjë e më tepër, e tjetri do rrudhet gjithnjë e më tepër. Flet salihu te rrugica e krimit per ramen,lapsi i shkon nga mbrapa salihut,se nga perpara skeni kellqe o lapsexhinj

    1. Unë e quaj më shqetësuese, jo faktin se Rama “haron” gjatë konferencave për shtyp, të përmend bashkëpuntorët e tij në vjedhjen e votave e qindra miliona eurove që janë objekt i SPAK, por mungesën e pyetjeve dirrekte të gazetarëve për Ramën se çfarë e lidh ate me njerëz të krimit si Gjoka, Bajrat, doshët e kodoshët, pra me emra konkrete e ngjarje konkrete.
      Unë e quaj më shqetësuese retorikëm absurde të Bardhit, që pasi ja ka numëruar Berishës akuzat më të rënda, njëlloj me ato të Spiropalit, kërkon tju mbushë mëndjen shqiptarëve demokratë, se duke u bashkuar me Berishën , nën kryesimin e tij, opozita do të fitojë në zgjedhjet e ardhme.
      Thua e ka vërtetë hallin Bardhi tek “fitorja e opozitës”, apo tek karemi prej 3 mijë eurosh pagë për deputetët që hodhi mjeshtri i dredhive politike Rama për politikanët qejfllij parashë ?
      Si emigrant, i neveritur nga debatet hipokrite politike në mediat vizive shqiptare, kam preferuar të dëgjoj në mëngjez emisionin e telefonatave të qytetarëve për hallet që kanë, e që janë të shumta.
      Por vërej që edhe ky emision që duhet të ishte pasqyra e realitetit të opinionit publik, po degjeneron gjithnjë e më shumë.
      Edhe në këto emisione Rama duket se ka angazhuar patronazhistët e tij për ti sabotuar.
      I bien ziles së telefonit patronazhistët, gjoja për të thënë hallet e tyre, e ose lenë hapur televizorin për të mos dëgjuar asgjë nga biseda, ose përsërisin fjalët alo, alo apo mirmëngjez, gjoja se nuk dëgjojnë zërin e moderatorit , pra vetëm për të shkurtuar kohën e telefonatave, një stil “modern” e njëkohësisht qesharak i çensurës alla komuniste të mendimit nfryshe.

      1. Jam i bindur se PD do të fitojë Fierin apo Vlorën.
        Por Shkodra i ka ik duarsh për shumë e shumë vite.

    2. 22:05 per cil model e ke fjalen o cop mishi me dy sy: Modelin qe i thu qytetareve po nuk me votuat mua nuk ju jap leket qe bashkis i takojn me kushtetut? Apo modelin e vjedhjes me bandat e Tom Doshit, atij non grates….

  2. ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN TE CILIT I MBANE GOJA ERE MUTI DHE NUK KA FEMER NE PLANET E CILA I OFROHET AFER YMERIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH TOM DOSHIT FRRYK CYPIT DENIS MINGES E MOS SHKRUEJ KETU

  3. Ah moj Shkoder , dikur ne Kosovaret thonim :

    Tre Derhem Mend te Botes jane ne Shkoder .

    Ah moj Shkoder ne cfare derexhe ke ardhe .

      1. O I Pamer pse beheni kaq qesharak vzhdimisht ne qdo zgjdhje thoni na vodhi Rama votat po kaq te paaft jeni qe nuk ruani dot votat e juaj ne fakt keto jan justifikime juve nuk ju do me njeri nuk e shikoni veten si jeni ber nuk po dim kush esht opozita per sa koh ju vazhdoni me ate lojen tuaj Rama e ka fitoren ne xhep nuk ka nevoj te vjedhi vota dhe madje po ju vet po ja rrisni moralin Rames prandaj mos u qani kot

    1. cudi qe ne Shkodranet nuk i shofim keto investime; me vjen mire biles se un i shof keto “investime” sic jan: nje vjedhje e madhe e nje demtim i pakthim i mjedisit.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Mund të jetë e vërtetë se në 1 vit në Shkodër është investuar sa 10 vjet kur Bashkinë e kishte PD, por ai idioti që bën komentin ose nuk e di ose bën copy-paste komentin, pra nuk e di se në 10 vjet buxheti i Bashkisë së Shkodrës me 100 mijë ishte sa buxheti i Bashkisë Roskovec me 1000 banorë, pra në një vit janë investuar një pjesë e parave të vjedhura nga edvini gjatë 10 vjetëve.

  4. Rrëfimi i pilotit Agim Matraku: Në mars `97, Safet Zhulali dhe Qeveria më urdhëruan të hap zjarr në drejtim të Bënçës,shpellkaret nga malet me urdher te salihut zbriten ne shkoder dhe po keta moren pjese ne thyerjen e embargos ku shiten arme e nafte makines kriminale serbe,por salihu ka treguar perralla duke thene i conim nafte kosovareve per te punuar token,si nje serbo rus salihu furnizoje Arkanin me arme qe ky te bente masaker ne kosove dhe e beri.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O debil leri copy paste të mero çorapes, por shiko a të dalin paratë për të shtyrë muajin pa borxhe!

  5. Kane ikur shkodranet e fisem,burra e dinjitoze,kane ra pukianet, shalianet e dukagjinasit e bejne si shkodrane!
    Kurre Shkodra nuk voton Partine Socialiste,kurren e kurres e aq me pak monstren me emrin edvin qe e urren me shume se cdo gje tjeter !
    Per 11 vite i ka dhene Shkodres si qeverisje nga pushteti qendror me pak se bashkise se Dropullit para behet fjale,tani thote do investoj,o kriminel jane po te njetit njerez qe ishin dhe 10 vite te tera qe ti talle bythen e qelbur me ta !E vodhe bashkine me nje hajdut peofesionist,me banda e Kesh,me mercenaret e tom lloshit,me palacot e agron celes dhe kriminele si pellumb gjoka,bajret e kompani !
    Shkodranet do te degjenerojne shume shpejt,po,po shume shpejt se edhe ata shaliane,pukiane e dukagjinas qe te kane suportuar do t’iu vijne mendte e do ta kuptojne se ti je nje bandit i ndyre,nje monster e pashoqe qe do ta pesosh rende,fat i zi te pret.

  6. A ka qenë e veçanërisht a është Shkodra një bastion i së djathtës shqiptare ?
    Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje, lipsen analiza shkencore historike e politike që fatkeqësisht akoma edhe sot mungojnë.
    Qyteti i Shkodrës , mund të quhet pa mëdyshje si qyteti qendër i kulturës jo vetëm shqiptare por edhe ballkanike.
    Shkodra është qyteti i parë në Ballkan ku ka funksionuar i pari kolegj i lartë françeskan, pra e para shkollë e lartë pamvarësisht se teollogjike.
    Në Shkodër kemi zanafillat e kultivimit të arteve e letërsisë së niveleve europiane, muzikantët e parë që kompozuan e ekzekutuan operan e parë shqiptare. fillimet e teatrit të mirëfilltë shqiptar, kollosët e letërsisë e gjuhës shqipe si Fishta, zanafillat e fotografisë e filmit, piktorët më të shquar etj.etj.
    Për këto tregues, megjithëse me një zhvillim shumë më të mëvonshëm, Shkodrës i afrohet vetëm Korça me importimin e saj të kulturës nga disa vende ballkanike e kryesisht nga SHBA nëpërmjet emigracionit .
    Kemi një fakt historik se Partinë komuniste shqiptare e krijuan komunistët Jugosllavë, duke bashkuar grupet komuniste të Shkodrës me ate të Korçës dhe të ashtquajturin “grup të zjarrit” me qendër në Tiranë e rrethet e tjera.
    Antarë të këtyre grupeve , ishin kryesisht zejtarë pa ndonjë nivel intelektual e që nuk e kishin idenë e marksizmit, pot kishte edhe disa intelektualë të rallë që i pashkolli xhahil Enver Hoxha i vrau e persekutoi si armiq të partisë.
    Si liderë të diktaturës komuniste për gati 5 dekada, Shqipëria pati gjirokastritin Enver Hoxha që mori të vetmin arsim të tij të mesëm në Liceun e Korçës. e po atje na u bë edhe mësues, dhe pasuesin e tij Ramiz Aliaj, me origjinë gjakovare , lindur e rritur në Shkodër, që u arsimua në Moskë,
    Nese i lidhim pra me këto dy emra komunistësh, Shkodrën e Korçën, krijohet iluzioni se këto dy qytete paskan qenë “bastione” të komunizmit, por nëse bëhet një analizë e plotë e gjithë ngjarjeve e fakteve historike, kjo nuk i përgjigjet të së vërtetës.
    Këtë analizë do ja le ta bëjnë historianë e politologë që e sigurojnë “bukën e gojës”, me profesionet e tyre, unë shkruajta këto rrjeshta si një amator.

  7. shkodra heroike u dorezuat para edi mutit btani do paguani denimin do tju kerite avash avash pa e ndiere kur ta ndieni do jete vone

  8. Rama harroi (nga halli) te falenderoje kontribuesin e fitores Becit ne Shkoder – Malokun Tom Doshi qe me partine e Gjinushit te dhene me qera, arriti te fuse 12 Keshilltare Bashkiake e ti siguroje 10 mije vota me shume per be-be- Becin e Rames.
    Se i mori keto vota maloku Tom Doshi me Cantat me leke qe shperndau neper fukarallekun shkodran, apo me idete e Socialdemokracise ne takime elektorale qe nuk beri asnje…kete le ta kuptoje sejcili!

  9. Sali Berisha si president dhe Aleksandër Meksi si kryeministër në vitet 1992 – 1996 kanë shkatërruar 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri dhe, me ligjin e tokës jashtë investimit me anë të kredive bankare, paralizuan plotësisht ekonominë Shqiptare?

    Por, ne tani kemi një fakt konkret se:

    Përpara disa vjetësh, në parlamentin e Serbisë në Beograd, një deputet u ngrit me mburrje dhe deklaroi: “Ne, me 40 milionë dollarë, kemi shkatërruar 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri”.

  10. ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN TE CILIN E SHQELMUAN CUNAT PROBLEMATIL TE PAGUAR NGA EDI RAMA SE YMERI JA PUBLIKOJ DOSJEN E GREG KRISTAQ RAMES thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH SPARTAK BRAHOS RRAHAN RRAJES GRAMOS RUCIT FRRYK CYPIT DRITAN HALE-s TOM DOSHIT SKENDER GERON MINXHOZIT KOL KYCIT SALLAKS DHE DENIS MINGES

  11. Nje tjeter analize e felle nga nipi hyses. Llogjike e mprehte brisk.
    PS manipuloi votimet ne Shkoder, po humbi zgjedhjet ne Kavaje.
    PS manipuloi votat ksaj radhe, po nuk ia arriti ne zgjdhjete kaluara vendore the parlamentare.
    Bajrat i vodhen votat per PS, po prape u goditen se kshu osht nj muhabet.
    PDja e vules punoi kunder aleances PD-LSI. Kte e thote Toma ska nevoje per per shpjegim se ashtu o nji muhabet.

  12. YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH TOM DOSHIT DHE EDI RAMES E MOS SHKRUAJ KETU TE LAPSI

  13. ARRESTOHET YMER KELLIRA :POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT AFER PALLATIT TE XHENSILA MYRTEZAJ thotë:

    HAHA HAHA YMWR KELLIRA E KOMENTON FOTOT E XHENSILA MYRTEZAJT ,O PERENDI HAPE KETE TOKE E FUNDOSE KETE KELLIRE MUTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *