• |
ide | kryesore

Muaji i Ramazanit/ Kreu i KMSH: Nuk është dietë, por pastrim i shpirtit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka uruar shqiptarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai ka shtuar se Ramazani nuk është muaj diete, por është një mundësi që besimtarët të pastrojnë shpirtin dhe trupin.

“Ramazani është një mundësi që zoti na ka dhuruar për të pastruar trupin dhe shpirtin. Ramazani nuk është muaj diete, por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e zotit. Përmes kësaj arritje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejmen. E lusim Zotin të na e bëjë këtë muaj paqe e begati!”, tha mes të tjerash ai.



3 Comments

  1. Shpirtin ose e ke të pastër e nuk ka nevojë ta pastrosh, ose nqs e ke të ndyrë siç besoj se e kanë një numër i madh shqiptarësh, nuk ka agjërim që i pastron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *