• |
ide | kryesore

Kukësi i dëshiruar nga të gjithë si kundërshtar: nesër shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Sport
Kukësi



Katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë do të njohin nesër kundërshtarët e tyre, si pengesë e fundit drjet finales së trofeut të lakmuar. Egnatia, Vllaznia e Tirana kërkojnë të gjithë që nga goglat e shortit të dalë Kukësi. Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë hedhjen e shortit për këtë fazë të edicionit të Kupës së Shqipërisë 2023/2024, ditën e martë më datë 12 mars, në orën 11:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat. Shorti do të jetë i lirë, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e katër klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë: Tirana, Kukësi, Vllaznia dhe Egnatia. Për tu prezantuar në katër më të mirat, Kukësi eliminoi në mënyrë befasuese Partizanin, Tirana kaloi vetëm me penallti Teutën, Vllaznia në kohën shtesë Erzenin dhe vetëm Egnatia fitoi të dy ndeshjet me Laçin.

Lexo më tejE pabesueshme, Kukësi ‘flak’ Partizanin nga Kupa me penallti: turpërohen të kuqtë, kishin fituar ndeshjen e parë

Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill. Ndërsa takimet e dyta ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *