• |
ide | kryesore

Video/ Gol i anuluar Skënderbeut, penallti vendimtare për Vllazninë: vendos Balaj mes polemikave

F1, Sport, Video
Balaj



Bekim Balaj i jep fitoren Vllaznisë me një penallti në minutën e 75’ të sfidës në Korçë me Skënderbeun, për javën e 27 të Superiores. Shkodranët i shtojnë koleksionit të tyre një tjetër fitore, që i ngjit të vetëm në vendin e dytë, duke vënë nën presion Egnatian kryesuese. Zhgënjehen lojtarët e Gvozdenovic, që kanë kotestuar golin e anuluar të Ramos dhe pastaj 11 metërshin vendimtar.

Vllaznia kishte në plan kundërsulmin dhe e tregoi që në fillim, kur tentoi të mbante të ulët ritmin, për të mos i dhënë krahë entuziazmit të bardhekuqve. Sidoqoftë, rastet nuk munguan, me Randin në minutën e 28′ që nuk gjeti kuadratin. Replika e Balaj, në të njëjtën mënyrë, erdhi dy minuta më pas. Pa shumë hapësira, goditjet nga distance ishin zgjidhja e vetme, megjithëse edhe Gërço (34’) nuk pati shënjestrën e duhur. Në të 44′ pastaj protesta të miqve për një prekje me dorë në zonë, në goditjen e Stojanovi, por pas rishikimit nga VAR, gjyqtari lë lojën të vazhdojë.

………………………………….
byu/Football_24_7 insoccer

Polemikat pasuan pjesën e dytë, kur në minutën e 58’, Ramos zhbllokoi ndeshjen, por pas ndërhyrjes së VAR, goli u anulua për një prekje të topit me dorë. E protagonist në anën tjetër të fushës u bë sërisht Ramos në minutën e 71’, kur preku topin me dorë dhe arbitri Cjapi, pas tre minutash rishikimi me VAR, vendosi për 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Balaj.

Lexo më tejSherr e polemika, Kukësi fiton pas 5 muajsh: Beshiraj thyen Laçin dhe i jep shpresë bluve

Presingu i fundit i korçarëve solli vetëm kartonin e kuq të Krymit në minutën e 94’, por nuk ndryshoi rezultatin. Vllaznia rimerr sërish vendin e dytë me 49 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese. Ndërsa Skënderbeu vazhdon momentalisht në vendin e 4 me 37 pikë.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1bc8vcv/goal/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *