• |
ide | kryesore

Luhatje, gabime, harakiri: çfarë treguan tre fazat e Superiores dhe si ‘luhet’ e katërta

Sport
Superiores



Tre faza të kompletuara, pa një ndeshje, atë Dinamo-Teuta të shtyrë për shkak të kushteve atmosferike. Sidoqoftë, kampionati i Superiores ka përcaktuar tashmë kush do të luajë për çfarë dhe supriza apo përmbysje të mëdha vështirë se do të ketë. Egnatia, në ndeshjen e gjashtë radhazi për fitore pas 1-1 me Tiranën, ka ftuar pa dëshirë Vllazninë e Partizanin në garën për vendin e parë.

Seria impresionuese e kuqebluve me 12 fitore, dy barazime e vetëm një humbje në 15 javët e fundit mes kampionatit e kupës i ka afruar kuqeblutë -2 nga kreu. Aty është edhe Partizani, pavarësisht luhatjeve, por që me pokerin ndaj Erzenit me 10 lojtarë, tregoi se ka potencialin për të rikuperuar 5 pikët që e ndajnë nga vendi i parë.

FINAL 4

Tre janë skuadrat që do të luajnë për vendin e fundit të Final Four të Superiores, me Skënderbeun, që pas humbjes në shtëpi me Vllazninë ka mbetur vetëm një pikë para Tiranës e Dinamos, që mund të bëjë parakalimin drejt vendit të katërt me një fitore në ndeshjen që ka për të luajtur.

Lexo më tejMehmeti, njeriu që e shndërroi Dinamon nga rënia për Final Four: vetëm Vllaznia ka bërë më mirë

MBIJETESA…

Katër të mbeturat do të luajnë mbijetesën, me asnjë nga Laçi, Teuta, Erzeni e Kukësi të qetë. Kurbinasit, me 30 pikë, kanë vetëm dy pikë avantazh ndaj zonës playout ku ndodhet Teuta, që ka ndeshjen ende për të luajtur. Erzeni në zonën e rënies, me tre humbje radhazi, është në distancë parakalimi me durrsakët, ndërsa në lojë është future edhe Kukës, me Devollin që po i jep shpresë bluve me eliminimin e Partizanit në Kupë dhe fitoren shumë të rëndësishme kundër Laçit. Në këtë gridë nisje poziciohen skuadrat në start të fazës së katërt dhe të fundit të kampionatit, me 9 javë e 27 pikë në dispozicion për të ndryshuar fatet e sezonit të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *