• |
ide | kryesore

Mehmeti, njeriu që e shndërroi Dinamon nga rënia për Final Four: vetëm Vllaznia ka bërë më mirë

Sport
Mehmeti



Gjashtë rezultate pozitive në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit e bëjnë Dinamon një nga skuadrat më në formë të kampionatit. Dritan Mehmeti ka mundur të transformojë një të destinuar për rënie me Di Biaggio në një nga tre skuadrat që në fazën e fundit ka bërë më shumë pikë, pas vetëm Vllaznisë e Skënderbeut.

Barazimi 1-1 në Rrogozhinë ishte një demonstrim soliditeti, që po e bën ‘nëndetësen’ blu të ngjitet drejt sipërfaqes. 36 pikë për kryeqytetasit vetëm një poshtë Skënderbeut dhe asaj zone të lakmuar Final Four. Nëse nuk do të kishin rënë në muret e Shkodrës situata do të ishte edhe më e favorshme, por pavarësisht kësaj ajo që Mehmeti ka ndërtuar në këto javë është statusi i një pretendenti që nuk mund të merret lehtë, duke tregua karakter edhe në moment vështirësie.

Lexo më tej“Nuk ishte meritë e Dinamos”. Tetova me justifikim absurd, Mehmeti replikon: “Duhet të kishim fituar”

Dinamo krijon, ndoshta edhe shpenzon, por ngjan e bukur kur luan dhe veprimet e ndërsjella me Denison e Kaçorrin e me një Zabërgja që është zbulimi interesant i këtij kampionati. Katër fitore, dy barazime e vetëm një humbje që përkthehen në 14 pikë në 21 pikë të mundshme, i kaluar vetëm nga korçarët me 15 pikë në po kaq ndeshje e vetëm Qatipi ka një seri më impresionuese që në 12 ndeshje ka korrur pikë me vetëm dy humbje, 8 fitore e dy barazime. Në të njëjtën numër ndeshjesh sa për krahasimin, shkodranët kanë marrë 17 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *