• |
ide | kryesore

Futbollisti i Romës shpërndau videon intime të një punonjëse: klubi e heq nga puna

Sport
Romës



Një punonjëse e Romës u pushua nga puna nga klubi pasi një lojtar i të rinjve verdhekuq publikoi një video intime të saj. Sipas rikonstruksionit të bërë nga Il Fatto Quotidiano, gruaja në fjalë është hequr me arsyetimin e “papajtueshmërisë mjedisore”. Avokati i saj është gati të ngrejë akuza kundër futbollistit të ri dhe të kërkojë dëmshpërblim.

Faktet datojnë që në vjeshtën e kaluar. Futbollisti, minoren, rrëfeu me lot se i kishte kërkuar telefonin e punonjëses me justifikimin se duhej të telefononte menaxherin e tij. Duke kontrolluar videot, ai kishte gjetur materialin e inkriminuar. Videon ja kishte dërguar vetes dhe, më pas, e kishte përhapur në chat me shokët e skuadrës.

Sërish sipas rikonstruksionit të Il Fatto Quotidiano, Roma është vënë në dijeni të episodit dhe ka vendosur të godiste viktimën, duke i dërguar një letër shkarkimi me këtë përmbajtje: “Një video është sjellë në vëmendje të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe të drejtuesve të lartë, ku portretizoheni në mënyrë të pagabueshme, duke kryer akte seksuale. Fatkeqësisht, ne e kuptojmë se kjo video është parë nga një pjesë e madhe e stafit dhe lojtarëve të klubit”. E gjithë kjo ka çuar në “papajtueshmërinë e vazhdimit të marrëdhënies suaj të punës me mbarëvajtjen paqësore dhe të rregullt të veprimtarisë së Shoqërisë”.

Lexo më tejMourinho ndez polemikat: “Më flakën nga Roma për fajin e dikujt që kupton pak nga futbolli”

Sipas asaj që mësohet, gruas i është paguar dëmshpërblimi për mungesë paralajmërimi. Sidoqoftë, avokati i saj tani kundërshton mungesën e mbrojtjes nga sjelljet e paligjshme dhe është gati për një betejë ligjore ndaj Romës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *