• |
ide | kryesore

Nëntë ndeshje e 27 pikë, gabimet të patolerueshme: derbi Tirana-Dinamo nxeh startin e fazës së fundit

Sport
Dinamo



Kategoria Superiore është gati për fazën e katërt dhe të fundit ku do të vendosen verdiktet finale të sezonit 2023/2024. Skuadrat janë të vendosura tashmë në fronte sipas objektivave, me të gjitha në lojë në 9 javët e mbetura:  Dinamo e Teuta, që kanë për të rikuperuar ndeshjen mes tyre, kanë një më shumë.

Tre ndeshjet e të shtunës do të hapen me përballjen e mbijetesës, në orën 14, me Erzenin që do të presë Laçin të ndarë nga 4 pikë. Tre humbjet radhazi mes kampionatit e kupës i kanë zbritur shijakasit të parafundit, por situatë dramatike po kalon edhe skuadra e Cungut, që nuk fiton prej 9 javësh dhe ka vetëm një pikë në 5 ndeshjet e fundit. Teuta do të presë pastaj Partizanin, në një ndeshje me objektiva të ndryshme, por njësoj të rëndësishme. Durrsakët duan ti largohen rrezikut, me 28 pikë, dy mbi Erzenin e dy pas Laçit, ndërsa të kuqtë kërkojnë të reduktojnë distancën prej 5 pikësh që e ndajnë nga Egnatia kryesuese. Shehi duhet ta bëjë pa katër titullarë e me një kundërshtar që kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë.

Lexo më tej: Një fitore në nëntë ndeshje e tani vjen derbi: Tirana sfidon Dinamon për një vend në Final 4

Po në orën 17, me vendin e katërt të kërcënuar nga ndjekësit, Skënderbeu do të presë rrogozhinasit e vendit të parë. Pas humbjes me Vllazninë, korçarët nuk duan t’i japin shans tjetër rivalëve për Final Four. Tetova ndërkohë e ndjen rrezikun e Vllaznisë e Partizanit dhe shpreson ti japë fund serisë prej 6 ndeshjesh pa fitore.

TË DIELËN, DERBI…

Të dielën, Kukësi i rigjeneruar nga eliminimi i Partizanit dhe fitorja me Laçin, do të mundohet të përsëritet kundër Vllaznisë. Devolli do të kërkojnë të ndalojë skuadrën më në formë të momentit, edhe sepse vendi i fundit në renditje djeg shumë. Ul siparin e javës derbi kryeqytetas Tirana-Dinamo. Dy skuadrat janë me 36 pikë, e në kërkim të parakalimit të Skënderbeut për një vend në Final Four. Bardheblutë nuk fitojnë prej 7 ndeshjesh dhe Fagu mbetet në kërkim të suksesit të parë që kur është ulur në pankinën e kryeqytetasve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *