• |
ide | kryesore

Juan Jesus, ndali lojën e akzuoi interistin Acerbi: “Më tha zezak”

Sport, Video
Juan Jesus



Një rast i shëmtuar fyerjesh raciste ka ndodhur edhe gjatë ndeshjes në San Siro Inter-Napoli. Rreth një çerek ore para fillimit të pjesës së dytë, një debat në fushë mes Juan Jesus dhe Francesco Acerbi degjeneroi në fyerje. Kamerat e stadiumit u fokusuan te mbrojtësi brazilian që protestoi menjëherë te arbitri La Penna: “Ai më tha ‘ti je një zezak’ dhe kjo nuk është në rregull për mua (duke treguar Acerbin, red.). Kjo nuk është në rregull”. Më pas mbrojtësi i zikaltërve kërkoi falje dhe çështja përfundoi aty siç e konfirmoi vetë Juan Jesus në fund të ndeshjes.

“Çfarë ndodhi me zikaltrin Acerbi? Ajo që ndodh në fushë qëndron në fushë, ai shkoi pak larg me fjalët e tij por është djalë i mirë. Më kërkoi falje dhe gjithçka është në rregull. U përqafuam, brenda në fushë pranohet gjithçka, kërkoi falje dhe shpresoj të mos ndodhë më, është një djalë inteligjent”, ishin fjalët e Juan Jesus për transmetuesin Dazn në fund të ndeshjes.

Lexo më tej: Acerbi i tregon gishtin e mesit tifozëve të Romës pas golit: arbitri nuk e pa, por gati prova TV

Në përplasjen verbale ndërhyri edhe Dimarco: “Ata janë të rritur. E tha edhe Juan Jesus, i sqaruan gjërat në fushë dhe prandaj nuk ka asnjë problem”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *