• |
ide | kryesore

Trafik drogè me postë nga SHBA, si u zbulua ngarkesa në kutitë e rrobave

Arkiva, Lajme, Të fundit
SHBA



Detaje nga operacioni ku u arrestua një ri dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi trafikonin kanabis me postë nga SHBA drejt vendit tonë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se droga vinte me postë nga Atlanta në SHBA drejt vendit tonë duke u futur në kutia kartoni të cilat përdoreshin për të futur rroba, të cilat vinin me postë nga SHBA drejt Shqipërisë.

Lexo më tej: Drogë nga SHBA drejt Tiranës me postë, 1 në pranga, 1 në kërkim 

Trafikantët kishin përdorur si kamuflim tregtinë e rrobave. Pas marrjes së infromacionit Antidroga e Tiranës nisi hetimet për kapjen në flagrancë të autorëve të trafikut të drogës. Agjentët e Antidrogës u prezantuan si punonjës të postës duke çuar dërgesën te porositësit dhe arrestuan në flagrancë një 27-vjeçar dhe shpallën në kërkim një 21-vjeçar.

Policia sekuestroi edhe lëndën narkotike rreth 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. Ky lloj kanabisi kushton rreth 10 mijë dollarë kilogrami.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *