• |
ide | kryesore

“Bëtë sikur punuat”/ Bardhi: Të mbahen përgjegjës ata që bllokuan Reformën Zgjedhore

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se për reformën zgjedhore ka pasur pazar që mos të realizoheshin ndryshimet dhe përgjegjës janë ata që e bllokuan për 2 vite. Bardhi tha se duhet t’i japin shqiptarëve reformën që duan brenda një kohe të shkurtër.

“E para nuk kemi vendosur paqe, se nuk kemi qenë në luftë. Kemi qenë në dy qëndrime të ndryshme, ju në krahun e dhunimit të Kushtetutës në tentativë për të asgjësuar opozitën në kuvend dhe opozita duke rezistuar në mbrojtje të të drejtave të saj. Nuk kisha ndërmend t’i kthehesha debatit, po meqë na kujtuan rikujtuan normalitet. Dua të sqaroj se qëndrimi ynë ka qenë që jemi të interesuar për një veprimtari normale të kuvendit, koha kur nxisnit opozitën të digjte mandatet dhe opozita ju vinte nga mbrapa, është e shkuara. E ardhmja e PD është përballja në çdo institucion me Ramën dhe përfaqësues të tij.

Sa i takon Reformës Zgjedhore, rikthehuni diskutimeve që kemi bërë në korrik dhe shtator 2023 kemi kërkuar të mbahen përgjegjës ata që për 2 vite e mbajtën peng. Kishte pazar që mos t’i ofronit shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, që voton mos ta deformojë krimi i organizuar. Në skadim të këtij komisioni të turpshëm që për 22 muaj nuk zhvilluan mbledhje dhe bënë sikur punuan dy muaj, ky kuvend duhet t’i mbajë përgjegjës për dështimin e reformës zgjedhore. Në një kohë të shkurtër ti japim qytetarëve një reformë dhe jo një tallje me teza jenisheresh kthehen sa herë që dikush ka nevojë për t’u bërë deputet”, tha Bardhi.



1 Comment

  1. gazeta amerikane ‘New York Post’ në lidhje me projektet e reja që Kushner ka në Shqipëri dhe Serbi.

    Projekti më ambicioz i Kushner është shndërrimi i ishullit të Sazanit në një resort turistik luksoz të markës Aman.

    “Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 566 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner.

    “Uji është blu kristal si Maldivet. Është e bukur. Plazhet janë të pabesueshme dhe është vetëm një nga këto vende të veçanta”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *