• |
ide | kryesore

U përjashtua nga seanca për bllokim të foltores, Basha: Zgjedhorja, shkaku i gjitha të këqijave në parlament

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha është larguar nga salla pas përjashtimit nga seanca plenare, nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, për shkak të bllokimit të foltores. Në fjalën e tij jashtë ambienteve të Kuvendit, Basha tha se në vend që të kalohen ligje në dobi të qytetarëve, në Kuvend kalohen ligje në dobi të oligarkëve.

Basha shtoi se PD ka insistuar që në fillim për një Reformë Zgjedhore në shërbim të qytetarëve, ndaj ka kërkuar lista të hapura. Ai tha se Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore, që votat nga Kukësi në Vlorë të jenë njësoj të vlefshme, sikundër duhet të votojë edhe diaspora

“Zgjedhorja është shkaku i gjithë të këqijave, sepse sjell zgjedhje të deformuara, sjell parlamentarë kokëulur, që votojnë ligje, të cilat nuk janë në dobi të qytetarëve, por të oligarkëve. Prandaj, PD ka 2 vite që fokusohet për të pasur një Reformë Zgjedhore korrekte. Listat e hapura janë domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008, që ua hoqi të drejtën qytetarëve, që në parlament të shkojë ai individ që duan ata e jo ata që duan kryetarët e partive. Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore, që votat nga Kukësi në Vlorë të jenë njësoj të vlefshme, sikundër duhet të votojë edhe diaspora”, tha Basha.



11 Comments

  1. FAKSIMILE / Avokati i Berishës në Londër, i njëjti që ka mbrojtur 9 serbët që akuzojnë UÇK për tortura,kush ja ka sugjeruar salih karaxhic berishes kete avokat,kush e gjen nje udhetim falas per ne Vicidol te kulla e salihut.

    1. nejse ska problem ajo. Puna eshte, kush ja paguan faturat Saliut, tani qe Xeni dh dhendri jan icik te kujdesshem me levizjet e fondeve te tyre. 1 mij sterlina ora e avokatit qe mbron Berishen. I ka lek djerse i shkreti. Ndersa laspi asnje fjal per kete pun.

  2. si u be keshtu kjo pun. Tani qe rithemelimi eshte ne pazar me Ramen, Basha, te pakten ne pamje, duket opozitari i vetem. Ca thiatro.

  3. O ti tipi 12:18 qeke me probleme mendore si gjithë patronazhistët.
    Kë noi gjo për Bashën se ene ky ka probleme psiqike si ty!!!

  4. gazeta amerikane ‘New York Post’ në lidhje me projektet e reja që Kushner ka në Shqipëri dhe Serbi.

    Projekti më ambicioz i Kushner është shndërrimi i ishullit të Sazanit në një resort turistik luksoz të markës Aman.

    “Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 566 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner.

    “Uji është blu kristal si Maldivet. Është e bukur. Plazhet janë të pabesueshme dhe është vetëm një nga këto vende të veçanta”Po flet shpellkari malok Gimi qe ka muaj qe rri oshte ballkonit per nje byrek pa llall

  5. Se Saliu akuzonte Bashen si te bler po vet u ble me dy komisione. Basha te pakten ka qen koherent ne ate qe ka then qe kur perjashtoi Saliun. Tha nuk behem me non-grata dhe ate qendirm vazhdon. Gazi njeher i tha babi Xenit, njeher tha vdes me mir sesa te behem me non-grata, sot del si fitimtar qe kapi dy komisione me kryetarin non-grata. Keta revolucionaret qe do digjnin istitucionet, do benin namin deri sa te ikte Rama, u blen me dy komisione parlamentare (nga 8 qe kerkuan). Dhe vazhdon thiatro.

  6. Po ti i ores 14.12 cfare titon dhe cfare fitojne shqiptaret nqs Kushner merr pa pagese dhe shfrytezon te

    vetmin ishull qe kemi dhe behet molle ndaluar per shqiptaret e sotem dhe ata qe do vijne ? Apo te

    mjafton sufllaqja qe te japin sot , dhe nuk mendon se edhe femijet tuaj dhe femijet e femijeve te tuj do

    du tu duhen sufllaqe per te mbijetuar.

    1. Eh mer cope mishi ! Te perdori hajduti si kaqol, te pagoi me parate e vjedhra te shqiptareve per tradhtine qe bere e tani te zbon edhe nga kuvendi sepse nuk i duhesh me..Qelbesire!
      .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *