• |
ide | kryesore

Cancelo shpërthen në akuza: “Guardiola ka thënë gënjeshtra, City mosmirënjohës me mua”

Sport
cancelo



Përshëndeti papritur Manchester City në janar të një viti më parë, për t’u drejtuar te Bayern Munich. Një histori gjashtë mujore përpara se të mbërrinte në Barcelonë, ku ai i krijoi vetes një vend si titullar. Po flasim për Joao Cancelo, i cili kaloi tre vite e gjysmë intensive te Citizens, më pas të ndërprerë për shkak të marrëdhënies së tij të thyer me teknikun Pep Guardiola. Mbrojtësi i krahut, ish-Juve dhe Inter, foli pikërisht për këtë aspekt në një intervistë me kolegët e A Bola, që bëri zhurmë: “Si reagova ndaj kritikave të teknikut Guardiola që tha se isha një shok i keq? Janë gënjeshtra! Mund të pyesni Aké ose Rico. Unë nuk kam pasur asnjë kompleks superioriteti ndaj tyre, por nëse ai mendon kështu…”.

Lexo më tej“Pas bisedës me Guardiolën u largova nga City”: Cancelo tregoi fjalët që iu thanë

Lojtari i lindur në vitin 1994, i cili në Itali ngriti një titull kampion dhe një Superkupë italiane me fanellën e Juventus (sezoni 2018-2019), ka diçka edhe për Manchester City: “Disa deklarata publike më kanë shqetësuar – shtoi Cancelo, tani në Spanjë -. Klubi ishte mosmirënjohës ndaj meje, unë kam qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për të gjithë periudhën që kam luajtur për ta. Nuk kam dështuar kurrë në angazhimin tim ndaj klubit, ndaj tifozëve, duke dhënë gjithçka. Jam i sinqertë, nuk gënjej kurrë. City është ende favorit për të fituar Champions League”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *