• |
ide | kryesore

Shehaj: SPAK zbuloi vjedhjen e pronës, Xhaçka të lerë mandatin e deputetes

Arkiva, Lajme, Të fundit
Olta



Deputeti Agron Shehaj ngre pyetjen se pse Olta Xhaçka nuk lë mandatin e deputetes pasi SPAK arrestoi Jorgo Goron, kryebashkiakun në detyrë të Bashkisë Himarë, për falsifikimin e dokumenteve për hotelin e çiftit Xhaçka-Agaçi.

Lexo më tej: Arrestimi i Goros/ Drejtësi nga SPAK, apo kalkulim politik? 

Në një reagim në Facebook, Shehaj thotë se Xhaçka është pjesë e “projektit të Ramës për të vjedhur pronat në bregdet dhe për të kapur sektorin e turizmit.” 

Postimi: 

Olta Xhaçka do ndërtonte resort me leje të Rames në tokë të vjedhur. Këtë e zbuloi SPAK dhe arrestoi Jorgo Goron, por Olta Xhaçka është imune.
Goro u arrestua pikërisht për vjedhjen e pronës ku Olta Xhaçka u shpall investitore strategjike.
Xhaçka duhet të lërë mandatin.
Por pse vazhdon qendron në Parlament?
Sepse ajo është pjesë e projektit të Ramës për të vjedhur pronat në bregdet dhe për të kapur sektorin e turizmit. Turizmi është një nga nga të paktat hapësira ku qytetarët mbajnë shpresat për një të ardhme më të mirë në Shqipëri.



4 Comments

  1. Si guxon z.Shehaj ti kerkoje zonjes se nderuar Xhacka te lere 5 milion leke te vjetra ne muaj te

    ardhura nga ai mandat i bekuar plus benefice te tjera dhe imunintet parlamentar. Ky qofte qe

    mendon gjera te tilla per nje kolege. E per cfare ? Pernje falsifikim dokumenti dhe per nje

    medemek konflikt interesi. A mund te braktiset mandati i depudetit per kaq pak gje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *