• |
ide | kryesore

Kanye West : Mos më thërrisni më me “emrin e skllavërimit”

Paparazzi, Slider



Drejtuesi i stafit të reperit Kanye West, Milo Yiannopoulos ka dërguar një letër publike ku kërkon që reperit t’i drejtohen me emrin Ye dhe jo me emrin e skllavërimit.

Ye është nga personat më të njohur në botë, madje në një linjë me Papën dhe presidentin. Ai nuk e mori kot vendimin për të ndërruar emrin dhe për të hedhur poshtë gjithë fitimet nga marka ‘Kanye West’. Ndryshimi u bë i plotë, është ligjor dhe i përhershëm. Ai tashmë është Ye”, u shpreh zëdhënësi duke iu drejtuar mediave, publikut, platformave të muzikës, dyqaneve, websiteve etj.

Në letër kërkohet me ngulm që të bëhen ndryshimet e nevojshme në çdo platformë për referimin që i bëhet West.

“Ka pasur shumë raste kur i janë drejtuar me emrin e tij si skllav. Ye është një person me ngjyrë që kërkon të njihet në Amerikë si çdokush tjetër”, thuhet më tej në letër.

Emri i Kanye u ndërrua ligjërisht në 2021-shin, pas një kërkese të bërë në gjykatë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *