• |
ide | kryesore

Kërkesa/ Çfarë do të zbulojë PD-ja për fluturimet charter të Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Charter, Charteri Beograd Ismaili



Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar qeverisë informacione mbi udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama dhe kostot e këtij shërbimi.

Në shkresën zyrtare drejtuar Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, Gazment Bardhi ka kërkuar listën e plotë të udhëtimeve jashtë vendit të kreut të qeverisë Edi Rama nga data 15 shtator 2013 deri në datën 1 mars 2024.

Gjithashtu edhe koston për secilin prej këtyre fluturimeve dhe koston totale të udhëtimeve gjatë kësaj periudhe.

Lexo më tej: “21 pyetjet që SPAK duhet të ngrejë për fluturimet charter të Ramës” 

Ndërkohë opozita ka akuzar kryeministrin Edi Rama se vetëm për 137 fluturime me charter, ka shpenzuar rreth 22 milion euro.

Në letër kreu i grupit të PD ka kërkuar:

1. Listën e plotë të udhëtimeve jashtë vendit të kryeministrit Edi Rama nga data 15 shtator 2013 deri në datën 1 mars 2024;
2. Koston për secilin prej këtyre udhëtimeve dhe koston totale të udhëtimeve për periudhën e sipërcituar;
3. Marrëveshjen e nënshkruar me shoqëria “Air Albania” sh.p.k., listën e plotë të udhëtimeve të kryera në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe kostot e tyre.

Sipas ligjit institucionet e kanë detyrim që të informojnë deputetët për të dhënat e kërkuara brenda 15 ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *