• |
ide | kryesore

Bardhi: Mburoja e Olta Xhaçkës është Edi Rama!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas përgjigjes (Lexo Këtu) që kryetarja e kuvendit Lindita Nikolli i ktheu kërkesës së demokratëve për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, Gazment Bardhi ka reaguar nga Kavaja, duke akuzuar direkt Edi Ramën si njeriu që mbron vjedhjen e tokës për hotelin e Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit.

Gjatë një takimi me demokratët në Kavajë, Bardhi tha se ish-ministrja e Jashtme grabiti 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort por se ajo mbrohet nga qeveria, ndaj nuk preket nga SPAK.

“Ish-ministrja e Jashtme, deputetja e PS Olta Xhacka bën burrin investitor strategjik, grabit 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort, por sot nuk është as në burg, as i hiqet mandati i deputetit, sepse kështu vendos Edi Rama, sepse ajo është bashkëounëtore e Edi Ramës. Ndërsa ndaj opozitës shkelet Kushtetuta, ndaj grabitësve të Qeverisë, bëhet mbrojtje politike, shkelet Kushtetuta, nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ky është modeli që na ofron qeverisja e Edi Rama”, tha midis të tjerash Bardhi.

Për aferën e truallit ku do të ngrihej hoteli i çiftit Gaçi-Xhaçka u arrestuan ish-kreu i bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe disa ish zyrtarë të kadastrës së Vlorës. SPAK ka marrë në pyetje Artan Gaçin dhe Olta Xhaçkën por nuk e ka kaluar vijën e kuqe që i ka vendosur Edi Rama.



2 Comments

  1. Ajo qe me habit eshte se per cfare i do KM gjithe ato para. Nuk e di mire , por me duket se

    eshte rreth 60 vjec. Ja do rroje maksimumi edhe 30 vjet, ja ta zeme se shpenzon maksimumi nga

    100.000 (100 mije) euro ne dite. Nje llogari e thjeshte se sa para i duhen deri ne fund te jetes

    30 vjet x 365 dite x 100 000 euro ne dite —– baras me 1 100 000 000 (Nje miliard e 100 milion euro)

    Pyetja qe shtrohet per cfare dreqin i do miliardat e tjera qe po u merr fukarejve te Shqiperise

    dhe po i detyron te ikin nga ky vend si nga nje mallkim.

  2. e gjithe vemendja ne dhermi. mafia po punon ne Jale. ne 455.000 meter katore, 4 kodra, buze rruges publike , 400 vila, godina 3-4 kathse. Te gjitha parate e familjes Rama po pastrohen aty. Poshte Vunoit. Te gjithe e dine qe pas eshte Olsi dhe Edi, maskuar pas xhillarit dhe 21 Century. E gjitha lufta mes mafies socialiste eshte vjedhje pronash dhe pastrim parash mes familjesh mafioze. kjo politike grabitqare ka shkaterruar ekonomine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *