• |
ide | kryesore

Juventus, tenton goditjen e madhe në mesfushë: vëzhguesit bardhezinj në Olimpico për Goretzka

Sport
Goretzka



Juventus provon të bëjë një goditje të madhe në mesfushë. Me kualifikimin për në Champions League thuajse në kasafortë dhe një vend të garantuar tashmë në Botërorin e ardhshëm të Klubeve, Zonja e Vjetër kërkon përforcime sidomos në mesin e fushës ku pati problemet më të mëdha këtë sezon, të agravuara nga skualifikimi i Pogba dhe dyshimet që lidhen me rinovimin e Rabiot. Për këtë arsye Giuntoli po mendon për dy lëvizje cilësore dhe përveç Koopmeniers, për të cilin bardhezinjtë do të ishin të gatshëm të vendosnin në tavolinë edhe Dean Huijsen, në shënjestër të tyre janë edhe Lewis Ferguson dhe mbi të gjitha Leon Goretzka, që mund të largohet nga Bayern dhe Gjermania në verë.

Të dhënat vijnë nga mediat gjermane, sipas të cilave mesfushori 29-vjeçar, pas Kampionatit Evropian në shtëpi me Gjermaninë, mund të ndryshojë ambjent edhe pse kontrata i skadon në vitin 2026. Te Bayern ka një ajër revolucioni dhe konkurrenca nga Pavlovic mund ta shtyjë diku tjetër 28 vjeçarin Goretzka, i cili hapi dyert për lamtumirën e tij në një intervistë me Abendzeitung: “Ta mbyll me Bayern apo të fitoj përvojë jashtë Gjermanisë? Të dyja opsionet janë të mundshme, duke përfshirë fundin e karrierës sime te Schalke 04. Por është ende shumë herët për tiu përgjigjur kësaj pyetjeje. Vëmendja ime është 100% e përqendruar në muajt e ardhshëm me Bayern dhe në Kampionatin Evropian me kombëtaren”.

ZBULIMI I BILD

Sipas asaj që shkruan Bild, Goretzka e konsideron të mbyllur aventurën e tij me Bayern dhe po pret thirrjen e duhur. Prioriteti i tij është Premier League (Chelsea, Manchester United dhe Ëest Ham), por Juve është një ide magjepsëse ashtu siç është mundësia për të luajtur Kupën e Botës për Klube. Bardhezinjtë po studiojnë fizibilitetin e operacionit (i cili do të ishte shumë i shtrenjtë sepse ish-Shalke fiton 17 milionë euro bruto në vit) dhe, siç zbulohet nga Kicker, e ndjek nga afër lojtarin. Rasti i fundit ishte në 14 shkurt, kur skautët e Juventus ishin në fakt në tribunat e Olimpico në Romë për ta vëzhguar nga afër gjatë ndeshjes së Champions kundër Lazios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *