• |
ide | kryesore

Miliona euro tendera, aferën e njerëzve të Veliajt e denoncoi Belind Këlliçi disa muaj më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për arrestimet e sotme të njerëzve të Erion Veliajt, Belind Këlliçi ka bërë disa muaj më parë një denoncim. Ai deklaronte se drejtori në Inspektoriatin e Mbrojtes së Territorit, Mariglen Qato ka punësuar familjarët e tij në disa sektore në Bashkinë e Tiranës, ndaj dhe si pasojë ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij “5D”.

Sipas Këlliçit, në qendër të skemës është kompania 5D e zotëruar “de facto” nga Qato, por megjithatë ka marrë leje ndërtimi për disa pallate në Tiranë, si dhe po i investon miliona euro të nxjerra nga ky biznes, në një hotel luksoz në Durrës. Ndërsa më pas ka përmendur me emra, familjarët e Qatos; kunata e tij Elisabeta Cjapi punon si drejtoreshë finance në UKT), kontrollon financat e UKT-së; kunati i tij Taulant Cjapi është punonjës në bashkinë qendrore, ndërsa dhe i vëllai është punonjës në bashkinë qendrore.

“Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt i ka ndërruar 3 emrin. Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH. Por nga i ka marrë këto tendera, se nuk është se ka bërë biznes të ndershëm. Këto tendera ky zotëri I ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro. Nga UKT-ja ku ka qenë titullar dhe drejtues dhe ku ka familjarët e tij që drejtojnë financat ka marrë 10 tendera në vlerën 9.5 mln euro. Nga OSHEE ka marrë 3 tendera në vlerën 3.2 pothuaj mln euro dhe nga ARRSH-ja 1 tender në vlerën 1.89 mln euro,” tha Këlliçi në atë kohë.



5 Comments

  1. Po ç’faj ka erioni ne kete mes. Ato hanë dardha pas shpine ndersa ketij i japin vetem tranguj.
    Secili zgjedh ate qe i pelqen ma shumë.

  2. aksiomë politike e Berishës e Metës që nga viti 2013 por që nuk ka pirë ujë në elektoral, pasi njerëzit kanë pritur që llogaridhënia të nisë me një radhë të përcaktuar. E sot sidomos pas non gratës së Berishës, e akuzës së SPAK ndaj tij, kur me procesin e Gërdecin e hapjen e mundshme të dosjes 21 janari, do të kemi kundërakuza edhe më të përbundshme si ato që Bardhi ka nisur këto ditë me riciklimin e të ashtuquajturës dosjes Xibraka,pse thote belindi dhe gei bardhi nuk do te thote qe jan te fajshem eshte gjykata ajo qe vendos,jo nje gei dhe nje jevg nga braka qe salihu e ka leshuar rrugve te tirones te lehi sa here e urdheron salihu per hallin e tij qe po kalon te ballkoni i arrestit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *