• |
ide | kryesore

Tenderat për drejtorët/ Bashkia e Tiranës, “tokë e djegur” nga arrestimet

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kompania “5D” me të cilën është zbatuar një skeme korrupsioni për përfitimin e tenderave të bashkisë së Tiranës, ishte pagëzuar me këtë emër sepse për përfitimet e tenderave punonin 5 drejtorë të Bashkisë së Tiranës, njerëz të emëruar në poste kyçe dhe bashkëpuntorë të ngushtë të kryetarit, Erjon Veliaj.

Denoncimet e para u bënë nga Belind Këlliçi, kandidati i opozitës gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 Majit, ndërsa këtë të enjte SPAK urdhëroi arrestimin e tre drejtorëve, që konsiderohen edhe pjesë e rrethit të ngushtë të Erion Veliajt në bashki.

Në qendër të aferës është Maringlen Qato, ish drejtues i Ujësjellësit të Tiranës dhe ish-drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, tashmë i arrestuar pasi konsiderohet “ortak i vërtetë dhe pronar “de facto” i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k bashkë me Redi Mollën, edhe ky ish-drejtor në Ujësjellës Kanalizime të Tiranës.

Një urdhër-arresti i dytë është firmosur për ish-drejtorin tjetër të bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha, i cili gjendet në burg prej disa muajsh për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Prokurorët e SPAK e kanë parë të arsyeshme që vetëm këta të tre të arrestohen, ndërsa 6 persona të tjerë, zyrtarë të bashkisë dhe një biznesmen janë lënë në detyrim paraqitje.

Skema e fitimit të tenderave nga kompania e drejtorëve të bashkisë

Në sqarimin që shpërndau për mediat, Prokuroria e Posaçme renditi disa raste që zbulojnë se si administrata e bashkisë punonte që një pjesë e buxhetit t’i kalonte kompanisë “5D Konstruksion” nëpërmjet manipulimit të procedurave tenderuese.

Së pari, nga viti 2016-2020, kur Redi Molla ishte drejtor i Ujësjellësit të Tiranës “5D Konstruksion” është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi që i kishte organizuar Ujësjellësi. Sipas SPAK, në këto tendera dy drejtorët kishin trukuar tenderat në mënyrë që kompania e tyre të shpallej fituese.

Së dyti, nga viti 2016 deri në vitin 2018, kur Maringlen Qato ishte Drejtor i Departamentit Mbështetës në Ujësjellësin e Tiranës, kompania që ai kishte në zotërim (5D) doli fituese në 4 (katër) tendera ku vetë Qato ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka marrë vendime për shpalljen e fituesit.

Së treti, SPAK i akuzon drejtorët e bashkisë se përfituan tendera me kompaninë e tyre “5D Konstruksion” edhe me ndihmën e Taulant Tushes, kur ky ishte Drejtor i Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike. Këtu SPAK veçon edhe emrat e disa drejtorëve të tjerë të arrestuar, që më pas u lanë në detyrim paraqitje, si Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albano Janku, të cilët kanë qenë pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave.

Së katërti, një tjetër ish-drejtoreshë e bashkisë së Tiranës Eglantina Zere, që drejtonte “Tirana Parking” ka bërë të njëjtën gjë, duke shpallur të njëjtën kompani fituese të tenderave të bashkisë, ndërsa mbante komunikim të drejtpërdrejtë me biznesmenin Nestor Muhametllari që ishte administrator i “5D Konstruksion”. Në këtë rast “vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sqaron SPAK.

Së pesti, të njëjtën gjë thotë SPAK ka bërë edhe Deborah Keçi e cila rezulton të jetë titullare e Klubit Sportiv “Tirana”. Pasi ka folur direkt me administratorin e kompanisë “5D”, Nestor Muhametllari, ajo ka favorizuar kompaninë e drejtorëve të bashkisë.

A e dinte Veliaj për goditjen e SPAK?

Goditjen e parë nga SPAK, Erjon Veliaj e mori në dhjetor të vitit të kaluar, kur SPAK vuri në pranga bashkëpuntorin e tij të ngushtë Taulant Tushe. Duhet thënë se arrestimi i Tushes e prekte tangent punën e bashkisë së Tiranës, pasi procedurat për inceneratorin e Tiranës mbanin zyrtarisht vulën e ministrisë së atëhershme të mjedisit.

Ndërkohë arrestimet e kësaj të enjteje mund të konsiderohen një goditje mu në zemër të Bashkisë së Tiranës, pasi të arrestuarit janë disa nga njerëzit më të afërt të Erion Veliajt.

Kryetari i bashkisë së Tiranës bëri disa deklarata publike në mbrojtje të Taulant Tushes në dhjetor të vitit të kaluar, por gjithsesi nuk e shkeli vijën e kuqe të partisë për të mos sulmuar institucionet e drejtësisë. Por mbrëmjen e kaluar, gjatë prezantimit të librit të Alket Islamit, Erion Veliaj bëri disa deklarata të guximshme, duke lënë të kuptohet se goditjet e SPAK po i vinin nga Edi Rama.

Veliaj bëri një krahasim mes shumë detyrave që mbante kryetari i parë i bashkisë së Tiranës, Ali Ndroqi me atë që mund të jetë sot edhe kryeministër, edhe kryetar i SPAK, edhe kryetar i Gjykatës, duke hequr nje paralele me Edi Ramën. Video më poshtë:

Po ashtu në një tjetër paralele që hoqi mes Ali Ndroqit dhe Edi Ramës, kryebashkiaku Veliaj nuk ngurroi të parashikojë se si do të flitet pas vdekjes për kryetarët e bashkive, duke cituar ata që të ndjerin e quanin “merhumi”.

 



40 Comments

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Bushati mbrëmë diku ishte shprehur se nuk mund të prononcohej për olsi kristaq ramën si i dyshuar për dosjen Xibraka për shkak se dikur ka pas njohje me olsin!!!!!

        Por, nqs paska pasur këtë njohje me olsin pse nuk e paska edhe me edvinin, lidhje për të cilën është akuazuar nga Berisha në kohën kur ndodhi 21 janari?!

        Për respektin që shumë lexues e komentues të Lapsit Bushati na detyrohet një sqarim!

      2. Po ti je merhum se gjalli,je u korruptuar,i urren qytetaret e Tiranes dhe u trajton si dikur zezaket ne SHBA , ne kohen e KU KLUS KLANIT!
        Ti je fytyra me e urryer su kryebashkiak,ndaj vendin e ke ne BURG!

    1. Teze olsiana e xibrakes thuaj…..
      Bashkë me mbesën e nexhmie monstres dhe kurvit te ngordhurë .
      Gjermania dhe tjera shtete sjellin dosjet e drogës me shumë tonelata….
      Prandajë dhe çingia e gjatë urdhëron të burgosen kukullat e tijë patronazhiste sa here që ndjen ngushtë vrimën e sumës me fistula dhe gonorre.
      Me fiq e me pjeshka e dylberë te tërë kurban në burg.
      Edhe olsianen gregun e kristaqo perdhunuesit zahón dhe kurvat e tjera te pragut te tyre te qirë…
      Te gjithe i shet per karrige.

    1. Duke e ditur se si i fiton Edi ato mandate, duhet shtuar , sa më shumë mandare të vjedhura, aq më shumë vite burg do ti shtohen atij dhe të gjithë hajdutëve të votave.

  1. Arritjet e shqiperise jane te paimagjinueshme. Kush i imagjinonte te goditeshin kaq njerez afer pushtetit ne te kaluaren. Sala te vriste. E mbaj mend mire ate kohe. Te vriste sala.

  2. aksiomë politike e Berishës e Metës që nga viti 2013 por që nuk ka pirë ujë në elektoral, pasi njerëzit kanë pritur që llogaridhënia të nisë me një radhë të përcaktuar. E sot sidomos pas non gratës së Berishës, e akuzës së SPAK ndaj tij, kur me procesin e Gërdecin e hapjen e mundshme të dosjes 21 janari, do të kemi kundërakuza edhe më të përbundshme si ato që Bardhi ka nisur këto ditë me riciklimin e të ashtuquajturës dosjes Xibraka,pse thote belindi dhe gei bardhi nuk do te thote qe jan te fajshem eshte gjykata ajo qe vendos,jo nje gei dhe nje jevg nga braka qe salihu e ka leshuar rrugve te tirones te lehi sa here e urdheron salihu per hallin e tij qe po kalon te ballkoni i arrestit

    1. “E ashtuquajtura dosje e Xibrakës ?”
      Pra në Xibrakë nuk ka funksionuar një laboratot i marjes së kokainës nga veshjet ku fshihej, për ta nisur ate produkt në Europë, e për të shkaktuar shkatërimin e jetës së qindra mijë të rijve e vdekjen e disa mijrave të tyre po sipas teje qenka sajuar një dosje nga një “gej”.
      Ate laborator nuk e zbuloi as policia e as qeveria e Ramës, po e kishte zbuluar policia antidrogë gjermane, pasi kishte rënë në gjurmë të një çifti shqiptar trafikantësh të kokainës “made in Albania”
      Më shumë se skandali i zbulimit të atij laboratori në Shqipëri, bujë të madhe bëri fakti se policia shqiptare e dekonspiroi zbulimin e gjermanëve, dhe përgjegjësi kryesor i atij laboratori u aratis, e nga të tjerët , vetëm njerit nuk ju përmend emri e ky dyshohet të jetë Olsi Rama.
      Vëllai i Edit nuk është se po përmendet sot si i dyshuar për ate ngjarje, por emri i tij doli në shumë media.
      Kjo është e gjithë historia
      Nuk është pra fjala për “dosje të sajuara” nga “gej apo jevgjit Brake”, por për një Fabrikë të paketimit e trafikut të kokainës me vlera qindra milionash euro.

  3. Po ku ka drejtor e larr ne kete vend qe po te hetohet del i paster. Mjafton tu shikosh si jetojne, makinat, shtepite, pushimet …. dhe e kupton qe jane te gjithe per burg. Madje meqe burgu nuk ka vend per te gjitge, une them tu marrin gjithcka kane dhe mos harxhojne kot supen per ta. Vetem ata peshqit e medhenj fare meritojne te rrine ne akuarium

    1. Gjatë gjithë kohës që PD ishte në pushtet dhe një drejtor më i thjeshtë nuk i akuzua as të gjykohet.
      Në radhë të parë njerëzit zgjidheshin dhe ishin profesionistë e të pa korruptuar.
      Kontrollet e institucioneve që bënin ishin periodike sidomos nga kontrolli i shtetit që si marrveshje gjithmonë ishin politikisht të drejtuara opozita.
      Bëheshin aq shumë sidomos në periudhën 2005-2013 sa nuk gjetën asnjë shkelje. Edhe pas 2013 vetë Rama me anë të ministrave çfarë nuk bëri duke çuar në gjykatë më dhjetëra padi që as nuk i filluan spese nuk kishte as shkeljen me të vogël. Dhe historia është krejt ndryshe tani!!!
      Të gjithë pa perjashtim nga drejtori më i thjeshtë deri te presidenti të tërë të korruptuar e hajdutë sa aq shumë është evident sa Rama e Spaku nuk mund t’i anashkalojë më me një bashkëveprim të pistë!!!
      Ti do hetosh vetëm për shpërdorim ata që të them unë e mua mos guxo të më prekësh!!!!

      1. Skapi organizëm vati karin

        I kapur 100%

        Zevendesi ramës ahmetaj vëliai i ramës por jo rama hahaha

        Te gjithe drejtoret e vene nga veliaj por veliaj jo

        Dhjetra kryetare bashkish e dhjetra deputete por rama jo

        Çunat e beëindes nga albkonotrolli por jo belinda

        Te gjithe shefat e policise jane partnere me drogen dhe krimin

        Dhe kimetja qe hyjnizon heronjte e spakut.

        Lek or lek ! I kan qi robt tu vjedh grabit tu trafiku me organizim dhe dirigjim nga ramuti dhe ekipi tij i ridhjerjes ku skapi eshte pjese e skenarit për të vjedh rehat rama pa i hyr gjë në këmbë. Si këta te burgosurit bedelat e ridhjerjes ka plot në rradhë që presin ti zënë vëndin.

        Skapi i karit

    2. Pastruesja e aldes 7 vite burg kurse alda klosi qe ka qene sekretare e minsitrise dhe ka vjedh shtetin 1 vit burg

      Skapi!

      E.kupton ku ka arrit karlliku

        1. NUK DO TI GJE GJO PERVECSE DO BOJN PAK BURG ME MARRVESHJE PER VEREMLIUN. A JU KUJTOHET QE PATEN SAJU NJI TASK FORC KU DILTE NJI GOCE ME SYZE MAFIOZESH QE KISHTE SHKU ME KAP MAFIOZET. CERE U BO .FARGJOJET. I MOREN CA LEKE DHE I BONE TE PASTER.

  4. KAFENEJA SPORT KOMBËTAR- KA PUNË POR S’KA PROFESIONISTË THOTË BABLOKU.

    Lajmi i fundit vjen nga Lali Eri i cili dikur pati deklaruar se Piramida do kthehej në një qëndër teknologjie multifunksionale ku do punësoheshin të rinjtë. Por në fakt, aty, te ato ndërtesat e vogla si kubikë janë hapur vetëm kafene apo edhe ndonjë dyqan. Për çfarë teknologjie e kishte fjalën Lali? Për teknologjinë e bërjes së kafesë? Të rinjtë e punësuar i bie të jenë ca kamarierë apo banakierë.

    1. Po pra, por Babloku atë thënien për profesionistët e ka për hajdutët e vet. Sepse po i kap Spaku me radhë. Për popullin profesionist ai e di shumë sa shumë ka, por nuk i intereson se do vetëm injorantë servila hajduta, të firmosin e vulosin vjedhjet e tija.

  5. Akuzë si në filmat e soc-realizmit: I hollë, i gjatë dhe me pak kurriz të dalë…

    Tani, meqenëse Bardhi e ka ndarë mendjen dhe i kërkon SPAK të bëjë drejtësi, më poshtë ka edhe disa nga akuzat mes tij dhe Flamur Nokës, apo mes tij dhe Sali Berishës. Shkon që shkon tek prokuroria e posaçme, t’i dorëzojë dhe këto për t’u hetuar.gei bardhi te dergoje akuzat e tij per babin e zenit salihu dhe noken qe eshte futur ne bythe te salihut maj ballkonit,bardh shko ne spak bej zyrtare akuzat kunder salihut e nokes,burr bythQir nuk ka,por ndoshta ti ben dallim si bythqir

  6. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM”, denoncoi Bardhi.

    Por, Bardhi nuk tregoi se kush ishte pronari i automjetit me targë AA653DM. Ky është një element kyç i një denoncimi.

    Makina i përket shtetases Ornela Bregu, motra e Majlinda Bregut, ish ministre e Integrimit në qeverinë e Sali Berishës.

    Me logjikën e Bardhit, më të implikuar qenkëra ish ministrja e PD dhe vetë Berisha në dosjen Xibraka se sa Olsi Rama.

  7. Big Brother Brazil’ është një reality show-t që ka thyer tabutë, teksa vitin e kaluar volejbollistja Kei Alvesh dhe i dashuri i saj, kryen marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë.

    Ndërsa këtë vit, 5 konkurrentë kanë vendosur të thyejnë një tjetër tabu, teksa janë hedhur brenda në pishinë nudo.

    P.S: Iu thaftë goja atij që thotë se Big Brother është si Big Bordello, sepse BIGu paraqet jetën e njerëzve në miniaturë. Në jetë reale a nuk hidhen njerëzit nudo nëpër pishina publike? A nuk bëjnë seks nëpër parqe publike?

  8. Katër këshilltarë aty (19 përqind e Këshillit) janë gati të mbrojnë interesin e Greqisë 17 këshilltarë apo 81 përqind e Këshillit, janë gati të mbrojnë interesin e Shqipërisë.

    Dhe kjo ndarje është shkaktuar pikërisht nga provokimi nacionalist dhe në disa rraste racist I përfaqësuesit të “Agimit te Art”, Fredi Beleri ndaj mënyrë se si kërkon të dal nga ky proces, duke pasur kundër Bashkimin Evropian SHBA dhe natyrisht drejtësinë shqiptare.

    Të vetmit aleatë që ka në këtë histori janë Berisha dhe Meta., Por ata janë tashmë njëri maj penxheres, e tjetri drejt shtatë penxhereve.Shpellkare maloke te salihut qe u dashuruat me dhune ngs salihu serb tani hani Mutin e beleris

  9. LADIES FIRST

    (Një çift po bisedonin me njëri tjetrin.)

    Djali: Zemër, tashmë u bënë disa vite që jemi bashkë të lidhur, të dashuruar. A thua që edhe dashuria e ka një fund?
    Vajza: Thonë që dashuria zgjat maksimumi 3 vjet. Por ne kemi mbi 4 vite dhe unë të dua si në fillim.
    Djali: Sa shumë më do?
    Vajza: Unë vdes për ty. Nuk jetoj dot pa ty.
    Djali: Vërtet? Ti je besimtare apo jo? Pra, beson se pas jetës tokësore ka një botë tjetër, është parajsa.
    Vajza: Po, sigurisht. Krishti vdiq dhe u ngjall e më pas shkoi më parajsë. Por është edhe ferri. Krishti pasi u kryqëzua, para se të shkonte në parajsë kaloi nga ferri, mundi vdekjen e më pas iku në parajsë.
    Djali: Por ne, po të vdesim, patjetër që do vemë në parajsë, se s’kemi bërë asgjë të keqe. Po sikur të vdesim bashkë si Romeo dhe Zhuljeta , por duke u hedhur nga aeroplani.
    Vajza: Nëse ti do kështu, le të vdesim.
    (Kështu të nesërmen hipën të dy të një aeroplan të vogël.)
    Djali: Jemi të dy gati për t’u hedhur. Parashuta s’na duhet, s’kemi. Po hidhem unë i pari, ti më ndiq më pas.
    Vajza: Ok zemër. Hidhu!
    (E kështu djali u hodh por vajza nuk u hodh pas tij, u kthye në aeroplan. Djali e pa që e dashura nuk u hodh, e kështu hapi parashutën që e kishe fshehur me kujdes. E ndërkohë po mendonte me vete.)
    Djali: E dija që kjo kurva s’do hidhej! Unë s’jam budalla, prandaj morra parashutë.

    P.S: Që nga ajo ditë ka dalë ajo shprehja : “Ladies first”!

  10. njëri nga zëvendësit e Non-Gratës na premton se “pas një viti Shqipëria do të jetë e lirë dhe demokratike”, domethënë kur të kthehet në pushtet “minuesi i demokracisë”, “armiku i shtypit të lirë”, “regjimi i gangsterëve”, “ordineri i rrezikshëm” dhe të tjera përcaktime për Sali Berishën të bëra nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe shtypi më prestigjioz i vendeve të Bashkimit Evropian.

  11. Po të jetë se SPAK do merrej me kërkesa të tilla, do kishte filluar hetim dhe për mua, dhe Belon, dhe Zenin, se ai dhe për ne u ka thënë hetojini.

    Për mua i ka thënë hetoni për vilën në Lalëz, për Belon i ka thënë hetoni për dhunën në zyrat e PD, për Zenin ka thënë hetojeni për Gërdecin etj.

  12. Ledion Liço: Ashtu siç njerëz të rënë nga avioni në një mal me borë përpiqen me çdo mënyrë të mbijetojnë (shpeshherë duke u bërë kanibalë), ashtu edhe Vipat e Big Brotherit tentojnë me çdo mënyrë të fitojnë çmimin e madh.

    Shënim: Krahasimi është i pavend. Në rastin e avionit të rrëzuar flitet për jetën reale dhe mundësinë për të vdekur apo për të jetuar, dhe sidoqoftë gjithësecili zgjedh çfarë të bëjë. Pra, mund të zgjedhë edhe të vdesë me nder pa u kthyer në kafshë, qoftë edhe për nevoja bazike të ushqyerjes. Sa për Bigun , është spektakël reality, por nuk tregon jetën reale, sepse aty je i lirë të hysh apo dalësh nga spektakli nëse nuk të pëlqejnë ato kushte jetese brenda shtëpisë, apo nëse nuk mund të bashkëjetosh dot me 15 veta të tjerë. Pra, s’ke pse arrin te çmimi final duke bërtitur e uluritur, duke ofenduar e duke bullizuar, duke bërë hipokritin, duke parazituar, duke bërë drama kot së koti pa asnjë lloj vlere pa, asnjë vlerë argëtuese. Edhe sikur të tjerët të jenë ordinerë, mund të sillesh ndryshe, të tregosh vlerat e tua, ose mund të dalësh nga show. Ç’është kjo histori xhanëm, që të fitosh 100.000€ duhet të bësh si palaço e si ordiner? Mbi të gjitha Top channel nuk mund të ofrojë në prime time gjithë këto antivlera si spektakël argëtimi. Aq më shumë që aty pretendon se ke futur banorë Vip, pra persona që kanë një lloj standarti ndryshe jetese e sjellje, kryesisht kanë parë botë me sy, dhe pretendohet të kenë njëfarë statusi publik, që s’mund t’a përdhosë duke parazituar me sjellje ordinere. Por ata nuk janë model për asgjë. Psh, Jul Deda kur ishte jashtë BIGut e shante spektaklin, mënyrën si funksiononte, ça nuk thoshte, as që bëhej fjalë që të hynte në një spektakël të tillë. Egla Ceno po ashtu, e shante Big Brotherin kur qe jashtë e madje edhe të qënit Vip kur futesh aty brenda. Loja e Eglës në Big, është një skandal i vërtetë, bulliste me fjalor ordiner, teatroxhie. Është edhe grua pale. Dhe vetë produksioni i ka çensuruar disa video të saj , nuk i ka nxjerrë fare as në prime se do linte nam. Për mos t’i marrë me radhë edhe banorë të tjerë, si psh drama e “çiftit” Romeo-Heidi, që u lidhën, pastaj u ndanë përfundimisht, e Romeo si aktor që është vetëm qante vend e pavend, viktimizohej, por më fund drama përfundoi me dasëm. Për mos të folur edhe për budalllëqet e Ledjonës me Ritellon., apo edhe gjasme votimet e publikut për të nxjerrë jashtë shtëpisë banorët apo votimet kush do jetë lider, pra votime që s’kanë vlerë se atë e vendos Top channel në funksion të audiencës dhe lojës e spektaklit që do të zhvillojë. Etj etj. Doni më për BIGun?

  13. Edhe pse e njoftoi me urgjencë konferencën për shtyp, edhe pse kishte arritur të kuptonte që në makinë ishte një burrë i gjatë dhe me flokë të zeza, edhe pse është i bindur se ai është Olsi Rama, nuk ka bërë padi.
    Për të gënjyer gazetarët, por më shumë ata që rrinë poshtë penxheres, ka shkuar në SPAK por aty nuk ka bërë padi.

  14. Diviza e tyre para se te vinin ne pushtet ishte , premtoju parajsen dhe jepu ferrin .
    Qellimi primar edhe i vetem i sektit mavi ka qene dhe eshte pasurimi me çdo menyre e mjet te mundeshm .
    Trajtoje Shqiperine si plaçk , beje aleance me mafian , jepi ” pushtet ” injorances , puneso pa limit , bli ç’mund te blihet dhe largo te “pabindurit” dhe keshtu e mban pushtetin per te rivjedhur e riplaçkitur perseri e pafundesisht .
    Vetem REVOLUCIONI eshte zgjidhja . Kush mendon ndryshe nuk eshte veçse nje idiot i lindur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *