• |
ide | kryesore

Berisha: Lidhjet e Olsi Ramës me kolumbianët dhe laboratorin e Xibrakës

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta për kryeministrin Rama dhe vëllain e tij Olsi. Në fjalimin e së dielës për mbështetësit e tij të mbledhur pranë banesës, Berisha tha se Olsi Rama është i lidhur me trafikun e kokainës që pas ardhjes së PS në pushtet.

“Në vitin 2014, pa humbur kohë (u bënë bashkë) i vëllai i tij, krimineli Olsi Rama, trafikanti ndërkombëtar, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, nipi tjetër i Enver Hoxhës, Dritan Koloneci, dhëndëri i Enver Hoxhës, Kelment Koloneci, një nga më kryesorët e “Hakmarrjes për Drejtësi”, Gentian Gjonaj’, me Genti Xhixhën po të Edi Ramës.

Genti Xhixha o miqtë e mi është një kryetrafikat që rri në Kubë dhe që ne e ndiqnim që në vitin 2011, atë dhe mamanë e tij që punonte me Edi Ramën dhe financonte me para droge fushatat e PS-së, por e mbronte Ina Rama. Këta instaluan fabrikën më të madhe të kokainës, e gjitha në mbrojtjen e Olsit dhe Edit.

A e dini ju se për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që tu nxirrte viza jashtë kritereve. A e dini ju se “Çhe Guevarat” e drogës nuk u regjistruan në regjistrin e të huajve. A e dini ju se Olsi Rama, ishte një dhe i pandarë me Gentian Gjonaj, me Ermal Hoxhën, ndër më kryesorët e grupit të Xibrakës, që vetëm në solucione në Xibrakë kishte 1.1 ton kokainë, 300 mln euro. Pa llogaritur sa kishte në magazinat e Maminasit pleh kimik të përzier me kokainë.

Olsi Rama u identifikua me dhjetëra herë, në kafene, restorant, mbledhje të fshehta në apartamente dhe kudo me Gentian Gjonaj, Ermal Hoxhën, dhe kryesorët e grupit. Por Saimir Tahiri urdhëronte përgjuesit dhe vëzhguesit të mos e emëronin 45-vjeçarin flokëshkurtërin dhe flokëziun, me emrin që kishte, por vetëm “i panjohuri”.

Por kompjuteri nuk ka frikë, nuk ka hile, ja nxori surratin se i panjohuri që udhëtonte me makinën e drogës kishte emër, Olsi Rama. Kishte fytyrën dhe gjatësinë e tij, ishte vëllai i kryeministrit të Shqipërisë. Megjithatë përsëri në gjykatë, së shpejti do të merrni vesh se kush ishte gjykatësi, dosja veçohet, “i panjohuri” nuk mund ta dimë kush është paçka se në TIMS rezultonte Olsi Rama” – tha Berisha që më pas u ndal edhe tek çështja e laboratorit të Xibrakës.

“Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj, shtroni vetëm këtë pyetje: Nëse nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës. Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 herë kufirin.

Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj se përdorte dy pasaporta. Pyetja tjetër; nëse Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta.

Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ja mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë. Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri. Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk di t’i shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë” – tha Berisha që nuk i ndali me kaq akuzat.

“Në traktin e tyre ‘fajin e ka Saliu’, Olsi përgjërohej se e votonte vëllaun pasi ai e meriton. A e dini ju o miq se vëllai i ka falur Olsit 36 mijë metër katrorë tokë për biznesin e tij, tokë tek ‘rrapi i Treshit’, ku Olsi na thoshte se po vuan aq shumë se po ndërton stadiumin për të rinjtë e Europës që do të na vijnë këtu.

A thua se Olsi është shteti dhe ka detyra mbi detyrat e vëllait. Çfarë është kjo mor, po ka vjedhje më të madhe se kjo. Ti japësh vëllai 38 mijë metër katrorë tokë të huaj.

Po këtë se bën kush në Europë përveç teje dhe mban në arrest shtëpie pronarin që ka marrë 410 metër tokë të konfiskuar 60 vite më parë. Ti je një bandit që nuk ke moral dhe as ligj. Ndaj miqtë e mi është jetike në një farë mënyrë të dalim nga gjendja, të hidhemi në sulm me mosbindje civile” – tha Berisha. ©LAPSI.al



6 Comments

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Vdeksh o idiot, se pagat që marrim kanë gjysmën e vlerës që kishin në 2013, o debil, paSaliun ju ju shtypin si morrat, por jeni të trashë e kuptoni vetëm sufllaqet, asistencat e pagat minimale.

      U shoftë raca e dembelave dhe fukarenjve!

  1. Cdo thenije, cdo akuze , ndaj keq beresve te kesaj qeverie, te thena, denoncuara nga Berisha, te tera jane, e duken si ne drite te diellit, e shume, shume dalin e po vertetohen cdo dite.Cudi eshte se ka hunj partiake, te shitur, korruptuar,drogmene, patronazhiste, e ca si bira kurvi qe na i vihen Berishes pas si muti pas kepuce me idiotesite e mallkimet, shpifjet e tyre.Sot, realiteti flet vete.Ne nje pushtet ku ministra, zv kryeministra, kryetare bashkish, drejtore e zyrtare jane ne burgje apo ndjekje penale, .endje ziu i shpifur na qendron akoma ne pushtet.Po andodh kjo valle ne je pushtet demokratik,,,,,,KURRE,vetem ne Albanistan, ku na vjedhin te tere pushtetaret, e Zeuxi i tyre nuk dikerka se na ka mbledhur rreth vehtes, bandite, drogmene e hajdute.Nji gje dihet ama, eshte vete KOKA MAFIOZE,e ska nga luan.Carku sa po vje e po i ngushtohet.Lehesit hijena qe i mbajne akoma iso, LUANI POPULL ,,po zgjohet, e do zgjohet.Boll u rropem, eshte kohe e llogarive, boll mashtrimeve.

  2. Të gjitha denoncimet e Doktorit po vërtetohen pik për pik ! Sado që makineria e medias , që vjell vrer dhe nxjerrin jarg nga mllefi kundër Doktorit , sado larove të drejtësisë që përdridhen si gjarprinj për të mbuluar të vërtetën , sado frikës së krimit në pushtet , e vërteta ësht aty ! Një diskretitim të tillë i medias , një katandisje të tillë , që përpëliteshin para ekraneve të mbronin vëllain e gogolit , kupton thasët me para që hidhen për ti bler këta çapaçul media ! Akoma nuk e kan kuptuar që Doktori ësht i shënjt , sepse po e fiton me të vërtetat këtë status !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *