• |
ide | kryesore

Bardhi-Ballukut: Krahun tënd të djathtë e ke kandidat për burg

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, se votat në Dibër i kanë blerë nëpërmjet ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberit dhe ish-drejtorin e Tatimeve, Ceno Klosi, i cili është kandidat për në burg.

Replika e Bardhit, erdhi pasi Balluku po i drejtohej deputetes, Dhurata Çupi, duke i thënë “se sa e vlerësojnë dibranët punët e PS, shihet në votat e vitit 2023”.

Çupi: Ajo që mua me vjen keq është që ne këtu në sallë bëjmë replika, ndërkohë që Dibra është e varfër. Është qarku më i varfër për shkak të politikave tuaja.

Balluku: Njerëzit po kthehen, jo të ikur. Po kthehen për të kthyer kullat dhe shtëpitë e tyre në agroturizëm. Dil pak më shpesh nga zona dhe shiko si po ndryshon. Nëse dibranët na e njohin ose jo punën, duket qartë nga votat e 14 majit të 2023.

Bardhi: Unë nuk di që sot në rend dite ne të kemi zgjedhjet e Dibrës, së nëse kemi ato, dua t’i kujtoj ministres që krahun e majt e ka në burg, Ervis Berberin, i cili blente vota derë më derë.

Krahun e djathë, drejtorin e Tatimeve (Ceno Klosin) e ka kandidat për të shoqëruar të parin, që gjithashtu blinte votat e dibranëve.

Lini këto diskutime dhe përqendrohemi te rendi i ditës. Se për zgjedhje e vota kalojmë te ato lekët që nga buxheti i shtetit kalonin te Evis Berberi dhe nga Berberi te njerëzit e varfër.



3 Comments

  1. Nuk besoj te kete ni sicialist qe nuk eshte i koruptuar …nese ju ka dhan rasti kuptohet.Mjafto me me pyt ku punon per ta kuptu a ka pase munsi me vjedh shum a pak,dhe fute ne burg se hajdut eshte.!

  2. Po ma nalt or burre! Kjo ishte motoja e zgjedhjeve ne Diber.
    Pyesni shokun Ulsi, maloku me I shemtuar I rilindjes. Ish hetuesi I komunizmit dhe miku i Shukriut eshte minister drejtesie!!!
    Ku ka perfunduar ky vend.

    1. Shoku Faik Bruçi, jam dakord me çfarë shkruan ti për patriotin tonë, përveç se nuk ka qenë hetues i komunizmit, sepse fakultetin e drejtësisë Ulsiu e ka mbaruar në vitet 1992 ose 1993!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *