• |
ide | kryesore

Dumani: Nën hetim ish-kryeministra e ish-kryebashkiakë

Lajme, Të fundit



Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka bërë analizën vjetore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Dumani tha se vlera e pasurive konfiskuara e të sekuestruara mbërrin një vlerë në total prej 41 mln euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara. Ai shtoi se gjatë vitit të shkuar, janë regjistruar 221 procedime penale për korrupsion ku, sipas tij, 67 procedime janë nisur kryesisht nga SPAK, 139% më shumë se viti paraardhës. Ai shtoi se ka një rritje me 95% të kërkesave për ndihmë juridike nga vendet e huaja.

Dumani tha se janë regjistruar 8 procedime penale me 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë ish-ministra, ish-kryeministra, ish-kryebashkiakë, apo ish-sekretarë të përgjithshëm.

“Gjatë vitit 2023, janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta, ndërsa hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta hetimore. Ka një rritje me 95% të kërkesave për ndihmë juridike me jashtë shtetit, kryesisht me Italinë, Franca, vendet nordike si dhe me vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut apo Kosova”, tha ai.



4 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Tamam si në kohën e enverit, baza e analizës ishin shifrat me përqindje dhe jo shifrat reale.

    41 milion thotë është konfiskimi, vetëm incneratori i Tiranës ka vjedhë në buxhet mbi 120 milion dhe vazhdon të vjedhë!

    Dumani ha mut!

  2. Hata te madhe paskan bere. Si nuk u vjen turp kur dalin dhe mburren se paskan konfiskuar 41 milion euro. 30 milion eshte vetem nje nga hotelet e grupit 5D te bashkise.

  3. Pse merret me ish, kur aktualisht ata qe jane ne detyre duke filluar nga Edi Rama, ministrat, Erion Veliaj dhe disa deputete po bejne kerdine me shifra te frikshme! O toc burgos lalin prandaj ti jap taksat per rroge, mos bej te zgjuarin me shifra se ka ecur para menderisht cdo shqiptar e s’mashtrohet më!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *