• |
ide | kryesore

Scholz hap TikTok: Ju premtoj se nuk do të kërcej

Arkiva, Planet, Të fundit



Kancelari gjerman Olaf Scholz ka hapur një llogari në TikTok, me premtimin se nuk do të publikojë materiale duke kërcyer në platformën shumë të përdorur nga të rinjtë.

Scholz bëhet lideri më i fundit perëndimor që i bashkohet platformës së mediave sociale në pronësi kineze, pavarësisht shqetësimeve të përhapura të sigurisë dhe shqetësimeve për dezinformimin.

Llogaria do të ofrojë “një vështrim te prapaskenave të jetës së përditshme të qeverisë”, tha Hebestreit këshilltari i tij i komunikimi.

“Unë nuk do të kërcej. Ju premtoj”, shkroi Scholtz në X.

Postimi i tij i parë në TikTok ishte një video “turne” në zyrën e tij ku shihet i ulur edhe kancelari gjerman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *