• |
ide | kryesore

Vranë me thikë të miturin në Gramsh, shtyhet sërish seanca ndaj katër adoleshentëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vranë me thikë të miturin në Gramsh, shtyhet sërish seanca ndaj katër adoleshentëve



Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Elbasanit ndaj katër të miturve, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2023, në qytetin e Gramshit.

Kjo për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, për shkak të problemeve shëndetësore. Tashmë trupi gjykues ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët, vendim i cili është kundërshtuar nga familjarët e viktimës. Në seancën e sotme pritej pretenca e prokurorit.

Në rastin e një gjykimi të shkurtuar 4 adoleshentët të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” rrezikojnë dënimin deri në 8 vite burg, ndërsa në një gjykim normal ata nuk do të mund të dënohen më shumë se 12 vite burg, siç parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Mbi katër të miturit rëndon akuza “vrasje me rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *