• |
ide | kryesore

Dosja 5D/ Opozita njofton protestë para bashkisë Tiranë, kërkohet largimi i Veliajt

Lajme, Të fundit



Opozita ka njoftuar se do të zhvillojë sot një protestë para bashkisë së Tiranës, ku do të kërkohet largimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një postim në rrjetet sociale ka njoftuar se protesta do të mbahet në orën 11:00. Ai fton qytetarët në protestë për të kërkuar largimin e Erion Veliajt, të cilin e cilëson si pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetarin e organizatës kriminale 5D.

“Boll më Drejtësi me Regji! Kur ngrihet populli, bie Tirania!”, mbyll postimin Blushi.

Krahas forcave të shtuara para bashkisë, policia ka marr masa edhe pranë Kuvendit, duke vendosur një autobot me uji në rast se protestuesit do të zhvendosen drejt godinës së Parlamentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *