• |
ide | kryesore

Serë me kanabis në zonën elektorale/ Arrestohet vëllai i deputetit Eduart Ndreca

Arkiva, Kryesore, Lajme



Dy vëllezër në Lezhë, njëri deputet i Partisë Socialiste, tjetri me magazinë kanabisi në zonën elektorate të të vëllait. Ky është zbulimi që ka bërë këtë të enjte policia e Lezhës nëpërmjet një operacioni ku u arrestua vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca.

Armand Ndreca u kap bashkë me dy persona të tjerë që kishin mbjellë kanabis në një serë në një zonë malore të Lezhës. Dy të arrestuarit e tjerë janë Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai.

Policia gjeti rreth 3 mijë bimë narkotike të mbjella në vazo, që ngroheshin përmes 50 llampave dhe një sistemi ventilimi që furnizoheshin në mënyrë të paligjshme me energji elektrike. Të tre të arrestuarit u kapën në flagrancë nga policia. Në pamjet që shpërndau policia, duket sera me kanabis e ngritur në fshatin Kashnjet, ndërsa një nga të arrestuarit është shtrirë në tokë nga forcat speciale. Video më poshtë:

Vëllai i deputetit të PS, Armando Ndreca është edhe punonjës i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër. Ai u ndalua nga policia mbrëmjen e së mërkurës.

Ndërkohë mësohet se një nga personat e tjerë të arrestuar, Armel Nikdukaj, është kunati i Armand Ndrecës.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se oficerët e antidrogës kanë mbajtur në vëzhgim prej disa muajsh dy kultivuesit e kanabisit. Po kështu telefonat e tyre kanë qenë në përgjim, ku Armel Nikdukaj ka folur me kunatin e tij Armando Ndreca.

Vellai i deputetit te PS, Armand Ndreca
Vellai i deputetit te PS, Armand Ndreca

Para dy vitesh, policia arrestoi vjehrrrin e Ndrecës, Ramiz Nikdukaj, pasi kishte ngritur një ‘shtëpi bari’. Djali i tij, Armel Nikdukaj u arratis në atë kohë. Në këtë rast dyshohet se vëllai i deputetit ishte pronari i drogës.

Kultivimi i kanabisit në zonën elektorale të deputetit Eduart Ndreca

Lajmi për arrestimin e vëllait të deputetit u mësua gjatë kohës që zhvillohej seanca parlamentare e kësaj të enjteje, megjithatë Partia Socialiste nuk ka mbajtur asnjë qëndrim deri të enjten në mesditë.

Eduart Ndreca vjen nga një karrierë e gjatë në Partinë Socialiste, ku militon prej më shumë se një dekade.

Fillimisht e ka nisur punën si pedagog i histori-gjeografisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Më pas ka qenë kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Lezhës (2012-2016) dhe nga (nëntori 2018 e në vazhdim) kryetar i Partisë Socialiste të Rrethit Lezhë.

Në vitin 2016 u emërua prefekt i Lezhës nga Partia Socialiste, ku aktualisht është zgjedhur deputet. Mbetet për t’u parë nëse arrestimi i të vëllait që kultivonte drogë në zonën ku Ndreca bënte politikë do të ndikojë në karrierën e tij.

Vitet e fundit nuk kanë munguar rastet kur njerëz me pushtet në PS janë të lidhur me trafikun e drogës. Rast flagrant ishte zbulimi i lidhjeve që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kishte me kushërinj të tij që kryenin trafik droge, ndërsa së fundmi opozita ka akuzuar vëllain e kryeministrit Rama se u përfshi në trafik kokaine me një grup kriminal që u godit nga policia në vitin 2014.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi 1”, në zbatim të planit të posaçëm operacional policor, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe një 32-vjeçar i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të zbatuar planin e posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Lezhë, me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Imazhi 1”.

Gjatë operacionit, në pyjet e fshatit Kashnjet, u zbulua një ambient (stan) i përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. N., 27 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, të dy banues në Koplik. Më tej, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe shtetasi A. N., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.



26 Comments

  1. “Vajza e Saliit, vajza e Zhulalit, djali i Fariut protestojnë para bashkisë me parullën “Poshtë fëmijët e baballarëve”.
    Tani Edi Rama dihet që ka hyrë në politikë nga rruga me këmbët e veta, Erion Veliaj nga rruga, kurse këta s’kanë emër dhe thirren ende me emra të baballarëve”.Spak vazhdon e kap cironkat e ps dhe nuk kap asnje nga kapot e pd salihu lumneshi lushaj argita shkelzeni shtufi etj shpellkare qe mbijetojne duke mbrojtur salihun,spak nderro kurs se do te dalin xhevahire nga demongracia e salihut

    1. O i paemër
      11/04/2024 te 15:10
      O budall, ca lidhje ka kjo q e shkrun ti me drogaxhit e partise socialiste?????

    2. O kari nderro ilacet se ti paska dhene gabim krriekari i pardhise.
      Te pakten lexo lajmin dhe mbaje veten ke lajmi, se kohet e fundit keni fillu me dale nga vetja si bande.
      Mgjth .ari po .ar mbetet te pakten ke banda juaj…

    3. Ky fushakari i ores 15:10, harron se Rama e ka patur te jatin me poste te larta ne kohen e qoftelargut. Harron qe Veliaj rrugen e ka bere duke shitur fiq dhe per te gjitha ato qe ka bere, ai (Veliaj) do duhrj te ishte te pakten 136 vjeç, por harron qe edhe pas dasmes me leket e pensionit te mamit, atij iu deshen nja 6-7 vite per te bere nje femije. Por keto jane te parendesishme. Kryesorja qe harron ai eshte se aq qindarka sa harxhohen per sufllaqen e tij, ata te cilet i mbron i fitojne ne kartmonedha 500 euroshe… Po ik o hajvan se do te mbrosh vjedhjet me shprehje idiote dhe me menyra idiote vetem per nje sufllaqe me mish te prishur argjentinas. Kjo me sa duket ta ka qelbur trurin. Shko e bej ndonje vaksine tetanozi ne tru o idiot qe mundohesh te mbrosh plehren e Terpanit dhe te tjere si ai.

  2. Pak hashash si ka bere keq askujt, vetem mire ndoshta. Po te kene mend, duhet ta dekriminalizojne hashashin – sic po ben e gjithe bota e qyteteruar tashme.

  3. Sa drejtorë ishin të përfshirë në Gërdec? Sa ishin? Nuk bën vetëm vjedhje, por edhe pjekje të gjallë, në atë furrën e madhe të korrupsionit. Si doni ta quaj Gërdec SFSHD. Po në Lalëz sa drejtorë janë të përfshirë?

    Ta bëjmë një bilanc. Sa do dali 5D, 6D, 7D. Po në Porto Romano sa ishin të përfshirë? Po te klubi Partizani sa drejtorë të përfshirë? Minus 1, gjenerali, sepse nuk pranoi të firmos. Po në K6, sa janë përfshirë në Kardhiq?

    1. Po të mos ishte tredhur truri nga propogandat puniste, nund të bëje një statistikë të vrasjeve në Shqipëri në dy dekadat e fundit për shkak të kanabizimit e trafikut të tij.
      Jo 26 sa u vranë mga shpërthimi aksidental i Gërdecit, por do të dilnin mbi dymijë viktima që kanë vrarë njeri tjetrin.
      Kush e kanabizoi Shqipërinë ?

  4. Kini plot socialiste ne rradhet e policise ne Tirane qe kane funksione, te korruptuar.Me cfare rrogash marrin apartamente ne dhermi e gjetke.Shifini,shifini mire.E thone ja me kredi.Kush I ha keto.

  5. Cfare llafazanesh jeni bere ju te Lapsit o buurre. Ne cilin nen te ligjit e te kushtetutes thuhet se depudeti

    duhet te pergjoje vellain e tij, Ne cilen nga detyrat e depudetit te percaktuara me ligj thuhet se duhet

    te survejoje si sigurimsat se cfare ben i vellai, babai, i biri, gruaja .Nje depudet aq i nderuar si Ndreca

    qe e ka gjithe kohen te zene me punen e depudetit dhe me intervista televizion ne televizion nuk i

    del kohe te pergjoje vellain e tij apo kedo qofte. Depudeti Ndreca nuk ka faj apo pergjegjesi se dikush

    nga familjaret e tij ha dardha apo kumbulla pas shpines se tij.

    1. E para e punës, ky “deputeti” Ndreca ka kohë që në televizionet shqiptare bën me zell të madh avokatin e grupeve kriminale të qeverisë Rama, e prokurorin më të zellshëm akoma kundër opozitës.
      Së dyti, zotëria ka pasur detyra të larta në këtë qeverisje si sekretar i përgjithshëm në dy ministri,ku janë zbuluar afera flagrante korruptive.
      Së treti, si ka mundësi që qeveria Rama përzgjodhi pikërisht këtë deputet të ri si “nënkryetar” të grupit të saj në komisionin e hetimit parlamentar për shëndetësinë , një skandal korruptiv ky po aq i madh sa edhe ai i inceneratorëve, ku bëhet fjalë për shpërdorimin e qindra miliona eurove të shqiptarëve ?
      Sigurisht që si Rama nuk mund të akuzohet për vëllanë e tij Olsi që është marë me trafikun e kokainës, edhe Ndreca nuk mund të bëhet përgjegjës drejtë për drejtë për vëllanë e tij që është marë me kanabisin. ama nuk ka shqiptar që ta besojë se vëllezërit e këtyre dy qeveritarëve socialistë, paskeshin ngrënë kumbulla pas kurrizit të tyre.

  6. Veliaj është sulmuar që në ditën e parë të mandatit të tij të parë dhe vazhdon të sulmohet edhe tani sepse Berisha dhe të tjerët e dinë që Veliaj nuk është një figurë kalimtare e së majtës.

    Është njëri nga drejtuesit politikë që, në të gjitha përplasjet që ka pasur me opozitën, në zgjedhjet politike apo vendore, si drejtues politik i qarkut të Tiranës, gjithëherë e ka mposhtur. Dhe, sa më shumë që kanë shkuar vitet, aq më e thellë është bërë diferenca mes Tiranës së Veliajt dhe opozitës.

  7. cdo artikull qe flet per kete lloj gogolesh te ben pershtypje fizionomia e tyre ,vishen njesoj,qethen njesoj ,inpostohen njesoj ,sdine shqip,jetojne si bageti ……voila 85% e shqipove te sotem…..kafshe me fytyra”njeriu’….

  8. Leonard Kadrimi, i akuzuar se bashkë me disa persona të tjerë, kanë tjetërsuar një tokë me sipërfaqe 448 mijë metër katrorë.

    Kadrimi është bashkëshorti i Jola Hysaj, sekretare për marrëdhëniet me publikun ne PD-në e Berishës.
    Mos harro pardesyne e bardhe dhe kollaret e saliut qe te gjithe shpellkaret filluan te vishen si salihu,sa per impostim shiko tritanin mulin gein gazi etj

  9. E dëgjova këtë Ndrecën të pëtplaset në Euro News me 4 gazetarë me një arrogancë të paparë.
    Sipas tij, si Gjykata Kushtetuese edhe SPAK-u e paskan gabim e drejtë mendokërkan vetëm pupacet deputetë të Ramës që i ngrejnë kartonat me urdhërin e tij.
    Gazetarët do të bënin mirë që në përfundim të këtij emisioni, ti rekomandonin Ndrecës që të shpallë kandidaturën për kryetar të GJK e të SPAK meqë gjatë gjithë kohës e paraqiste veten si të vetmin shqiptar “kompetent” në drejtësi.

    1. Sipas Ndrecës , Gjykata Kushtetuese nuk e paska për detyrë që të interpretojë nenet e Kushtetutës.
      Këtë detyrë e paskej vetëm juristi i shquar nga Lezha me titujt e lartë shkencorë , doktor profesor në drejtësi.

  10. PARODIA

    Fred Buscaglione feat Parodisti- Marea di pensieri bevendo la grappa

    [Fred]
    Guarda che luna, guarda che mare,
    da questa notte senza te dovrò restare
    folle d’amore vorrei morire
    mentre la luna di lassù mi sta a guardare.

    [Parodisti]
    Pensi la luna, pensi al mare,
    ma solo queste due parole sai cantare?
    Sogni pazzie, vuoi anche morire,
    ma la luna brilla perche il sole non appare.

    [Fred]
    Resta soltanto tutto il rimpianto
    perché ho peccato nel desiderarti tanto
    ora son solo a ricordare e vorrei poterti dire
    guarda che luna, guarda che mare!

    [Parodisti]
    Solo ricordi, ma niente di vero,
    da un bicchiere di grappa sei sincero,
    immagini tanto, pensi solo a guardare,
    ma fra te e la luna, c’è in mezzo il grande mare.

    [Fred]
    Ma guarda che luna, guarda che mare,
    in questa notte senza te vorrei morire
    perché son solo a ricordare e vorrei poterti dire
    guarda che luna, guarda che mare!
    Guarda che luna, guarda che mare!

    [Parodisti]
    A che ti serve la luna, non ci pensare,
    se non puoi volare, cosa cavolo vuoi alzare?
    Bevi la grappa, non affogare nel mare,
    e cosi la luna te la puoi dimenticare.
    Non guardare la luna! Non sognare!

  11. Sipas Ndrecës , Gjykata Kushtetuese nuk e paska për detyrë që të interpretojë nenet e Kushtetutës.
    Këtë detyrë e paskej vetëm juristi i shquar nga Lezha me titujt e lartë shkencorë , doktor profesor në drejtësi.

  12. Për herë të parë ama, zhvillohej pritja me nderim ushtarak që iu bë kryeministrit para takimit me Presidentin Macron. Ky lloj nderimi nuk është bërë ndaj një kryeministri shqiptar më parë. Madje dhe për vetë Ramën, që është pritur disa herë në Elysee nga vetë Macron apo më parë nga Presidenti Hollande, kjo ka qenë një herë e parë me pritje ushtarake.Shpellkare e cecene mos u merzisni se salihu do ngordhe ne ballkon si nje Qen qe i sherben te zotit serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *