• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celcius

Lajme, Të fundit



Kjo e premte do të shoqërohet me mot shumë të ngrohtë për stinën. Masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit dhe rrjedhimisht në Shqipëri, duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta mbi 30 gradë C. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit, por rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 32 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor. Kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Kosova

Do të mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në orët e mëngjesit, por rriten sërish maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 28°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të MV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë mëngjesit por rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e regjistruar në qytetin e Gostivarit deri në 30°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 28 km/h nga drejtimi kryesisht, Veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që kanë përfshirë brigjet Veri-Veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në rajonin e Balltikut, Europën qendrore dhe brigjet e detit të zi; duke sjellë reshje shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu shirat intensivë si edhe stuhitë e forta të erës kanë përfshirë vendet e Europës lindore duke sjellë mjaft probleme ndërsa ishujt britanikë, gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *