• |
ide | kryesore

Krimi që tronditi Ferizajn, mjeku tregon se si është gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë tronditi dje Ferizajn, por për gjithë Kosovën, pasi një grua 21-vjeçare ka mbetur e vrarë, kurse vëllai i saj 15-vjeçar u plagos me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, pasi dyshohet se në drejtim të tyre ka shtënë ish-bashkëshorti i viktimës.

I mituri, i cili u plagos brenda objektit të Qendrës për Punë Sociale, po trajtohet në Repartin e Ortopedisë në Spitalin e Ferizajt.

Në një prononcim për media mjeku i Emergjencës në Ferizaj, Sefedin Fazliu, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur. Fazliu tha se të miturit i është hequr plumbi në parakrahun e djathtë. Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *