• |
ide | kryesore

Hetimet e SPAK/ Meta detyrohet të largojë Kryemadhin nga partia

Arkiva, Lajme, Të fundit
Monika



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet që me një propozim për ndryshime në statut, të përjashtojë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë. Vendimi vjen pas disa lëvizjeve që kanë shkaktuar amulli në Partinë e Lirisë, pasi ish-kryetarja është vënë në qendër të kritikave në mbledhjet e partisë.

Ndërkohë Kryemadhi duke qenë subjekt i hetimit të pasurisë nga SPAK, nuk ka pranuar të mënjanohet nga jeta politike, ndaj këtë vendim të vështirë po e merr vetë Ilir Meta.

Duke folur për luftën ndaj nepotizmit në parti, Meta e përsëriti propozimin se dy anëtarë nga një familje nuk mund të jenë në nivelet drejtuese të partisë, madje duke premtuar se do të Rithemelojë Partinë e Lirisë, në Konventën që do të mbahet më 27 prill.

“Statuti do e ndërtojë këtë parti me baza të reja duke i thënë fund nepotizmit, duke i thënë jo mosmbajtjes së përgjegjësive, kakofonisë në drejtim dhe lënies së hapësirës për alibi dhe shfajësime për ata që nuk përmbushin detyrimet e tyre”, tha Meta.

Më tej ai vazhdoi duke thënë se partia nuk mund të ketë dy drejtues, sepse dualizmi rezultoi i dëmshëm edhe për Partinë Demokratike. Më herët, Meta ka larguar edhe disa funksionarë të tjerë të PL-së, të cilët i identifikonte si mbështetës të bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi ka bërë disa përpjekjet për të rimarrë celularin që ia ka sekuestruar SPAK në shtëpinë e nënës së saj, Fatime Kryemadhit. Edhe kjo e fundit ishte në SPAK, pasi prokurorët po i hetojnë pasurinë prej disa muajsh.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *