• |
ide | kryesore

Kylie Jenner flet për raportin me Jordyn Woods pas skandalit

Paparazzi, Slider


Kylie Jenner dhe Jordyn Woods kanë ecur përpara që nga mosmarrëveshja e tyre më shumë se pesë vjet më parë.

Gjatë episodit të së enjtes të “The Kardashians”, Jenner i tha motrës Khloé Kardashian se ajo u takua me Woods në një shfaqje të Javës së Modës në Paris, ku u panë duke biseduar.

U kënaqa,” tha Jenner. “Mendoj se kemi një distancë shumë të shëndetshme në miqësinë tonë. Besoj se flasim një herë në muaj.”

Gocat ishin shoqe të ngushta, derisa Jordyn, 26 vjeç, pranoi se puthi të dashurin e atëhershëm të Khloé, Tristan Thompson, në një festë në vitin 2019. Kylie, zemërthyer, ndërmori hapa për të mos vijuar më shoqërinë e saj me Jordyn, të paktën jo publikisht. Më pas, në vitin 2023, ato u shfaqën në Los Angeles së bashku.

E adhuroj faktin që narrativa që qarkullonte në rrjet për ne ka marrë fund. Kur na panë duke u larguar nga restoranti, u bë histori për 1-2 ditë, por tani ka mbaruar. Njerëzit e dinë që jemi në rregull në marrëdhënien tonë dhe askush nuk flet më për këtë gjë”, shtoi Kylie.

Edhe pse Kardashian, fillimisht fajësoi Woods për prishjen e familjes së saj, ajo zbuloi në vitin 2021 se nuk i mban mëri – gjë që ajo e përsëriti në bisedën e saj me Jenner.

“Gjithmonë të kam thënë se kurrë nuk dua që të kesh keqardhje në jetë”, u përgjigj themeluesja e Good American.

“Dhe unë të thashë të njëjtën gjë kur më the se të ka marrë malli për të,” vazhdoi ajo. “Unë kurrë nuk kam pasur problem që t’i  të vazhdosh të jesh mike me të.”

Edhe pse Kardashian e ka falur Woods-in, ajo pranoi se ende “i frustruar” nga obsesioni i internetit me dramën shumëvjeçare. “Ata gjithmonë vënë vajzat kundra njëra-tjetrës, edhe kur nuk ka një konflikt””, ndau  Khloe. “Unë e urrej që ju duhet të zgjidhni ekipin Jordyn ose ekipin Kylie dhe ne nuk jemi të tillë. Ne thjesht po jetojmë. Nuk po mendojmë më shumë për situatën.”/Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *