• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid në çatinë e Europës, trofeu i 15 i Champions: Carvajal e Vinicius ‘vrasin’ Dortmund

F1, Sport, Video
Real Madrid


Real Madrid është kampion i Evropës për herë të pesëmbëdhjetë në historinë e tyre. Trofeu i pesti si trajner i ekspertit Carlo Ancelotti, që mposhti Borussia Dortmund 2-0 në finale. Në Wembley, për një orë lojë ishin verdhezinjtë e Terzic që patën mundësitë më të mira, duke goditur edhe shtyllën me Fullkrug dhe duke humbur disa raste me Adeyemi. Pritjet vendimtare të Courtois e mbajtën Real Madrid në lojë dhe spanjollët, si zakonisht, e kthyen lojën në fund. Në minutën e 74′ Carvajal goditi me kokë në zhvillimet e një goditje nga këndi për të zhbllokuar ndeshjen. Pak më vonë Vinicius mbylli historinë, duke dëshpëruar gjermanët e duke çuar në delir merengues.

DORTMUND KURAJOZ

Në finalet e tyre të tretë, nga të cilat një të fituar e një të humbur, verdhezinjtë të mbështetur ethshëm nga tifozët e tyre patën impaktin më të mirë me ndeshjen. Real Madrid mbajti topin, por për një orë lojë ishin gjermanët që krijuan rastet më të mira. Courtois, ai që nuk duhet të luante por u thirr në çështje për shkak të sëmundjes së Lunin, ishte vendimtar ndaj Adeyemi, Ryerson e Can. Dortmund ishte i pafat pastaj me Fullkrug që u shfaq para belgut por u ndal nga shtylla.

KTHESA E NDESHJES

Spanjollët ishin në vështirësi edhe sepse Vinicius nuk po arrite të kalonte në krah. Braziliani dha sinjalet në fakt me një lënie në vend të Ryerson e pastaj një tunel ndaj tij, përpara se Real Madrid të tregonte përse ka më shumë se dyfishin e trofeve ndaj cdo kundërshtari tjetër europian. Carvajal shënoi në minutën e 74′, në një asist të Toni Kroos në ndeshjen e tij të fundit me Blancos. Avantazhi i merengues tronditi Dortmund, që gaboi duke i dorëzuar topin Bellingham në minutën e 83′. Anglezi shërbeu për Vinicius që shënoi edhe golin e dytë, që vulosi sfidën.

Lexo më tejParadoksi, Borussia Dortmund ka ‘leverdinë’ të humbasë: sa përfiton fituesja e Champions

Fullkrug arriti të shënonte pak më vonë, por në pozicion jashtë loje dhe goli nuk vlen, si për të mos i prishur festën Real Madrid, Standing ovation për Kroos, që e mbylli karrierën e tij madhështore me një tjetër trofe të Champions në pritje të luajë edhe Europianin e fundit me Gjermaninë, për Bellingham dhe Vinicius Junior. Real ngre lart trofeun, për herë të 15 dhe askush nuk mund të kontestojnë mbretërimin në kontinent të klubit të famshëm të Madridit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *