• |
ide | kryesore

BILD godet sërish/ Shkrimi për hetimet e kokainës së Xibrakës dhe lidhjet e Olsi Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Gazeta gjermane, BILD ka publikuar sot në versionin print një shkrim ku përmend hetimet për kokainën e Xibrakës dhe lidhjet e Olsi Ramës me këtë ngjarje. Gazeta shkruan se hetuesit gjermanë dhe ata ndërkombëtarë kanë në shënjestër familjen e Edi Ramës.

Sipas tyre, Olsi Rama është i përfshirë në një çështje të trafikut të kokainës në Hanover të Gjermanisë.

“Hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë në shënjestër edhe familjen e kreut socialist të qeverisë Edi Rama. Vëllai i tij Olsi Rama është përfshirë në hetimet për një rast të madh kokaine nga Hanoveri”, shkruan gazeta.

Sipas saj, Shqipëria është një narkoshtet në dyert e Bashkimit Europian.

BILD thekson se në fokus është edhe vetë Edi Rama. Sipas gazetës, nga aktet gjyqësore të një gjykate në SHBA, shefi i qeverisë shqiptare ka korruptuar kreun e kundërspiunazhit të FBI në Nju Jork, Charles McGonigal. Bëhet fjalë për një ryshfet prej 250 mijë dollarësh dhe një licence shpimi për naftë.

Pavarësisht se është një shtet mafioz, BILD shkruan se Shqipëria kërkon të hyjë në BE, madje edhe të fitojë fonde nga një grant prej 9 miliardë eurosh.


14 Comments

  1. Po ç’jane keto çpifje per Kumandantion tone suprem???!!!!

    Si jane leshuar keshtu keta talanet, jerrmanet dhe meksikanet ?!?!?!

    1. Qe mavija Edvin eshte kryemafioz e dijne te gjithe shqiptaret,pavarsisht se patronazhistat nuk e pranojne ,por ka shume kohe qe edhe te huajit kane dokumenta per te dhe Olsin! Perderisa ky kryebandit arriti te bej pazare te shumta me shefin e kundrazbulimit amerikane ,qe eshte nga rastet e rralla ne historine boterore te ku drazbulimit ,e theksoj jo ta korruptoj( korruptoj eshte fjale e vogel ) po te bej pazare dhe kjo edhe per faktin qe ky hale ,si asnje kryeminister tjeter ,jo ne Shqiperi ,po ne bot ka shtire ne kthetrat e palara te tij gjithe institucionet e shtetit : gjykatat,prokurori,sherbimi informative kombetar,presidentin,parlamentin deri edhe cdo skate ku behen pazare per leke! Une jam I bindur qe ky do ta mari denimin e merituar,! Eshte ne dinjitetin e SPAKUt qe ta hetoj kete monster,por jo vetem kete,por edhe Like floririn, edhe Sali gerdecin dha Fatos drogaxhiun! Nqs SPAKU do te arrij te fus ne burg dhe tu sekuestroj gjene e vjedhur ke tyre mafiizeve,sidomos kete kaqolin e fundit do te ngelet ne histori,ne Rast te kundert SPAKU do te ngelet SKAPI!

    2. Sufllaqen e kap kur komenton i pari, shoku Patro(nazhist)!
      Kalo njehere neser….. kur te kemi shkrime te tjera nga media e huaj!

  2. Mbase ne Gjermani,arrestohet monstra dhe banda e Partise Socialiste qe eshte inkriminuar nga ky kriminel e bir krimineli !
    Arrestojeni ne gjermani,Usa apo ku tr jete per bashkpunim me krimin te shpetojne shqiptaret dhe te shkojne ne te semes dhe patronazhistet e dhjere qe se kane per gje te cojne te Partia,gruan,vajzen,motren qe Partia te beje perpara…!

  3. Nga momenti qe perfshin emra konkret te familjes se Rames kuptohet qe eshte artikull i porositur qe ketej.

  4. Po I bien ne qafe engjellit dhe vellait te tij keta gjermanet, italianate, amerikanet e kushdo tjeter qe shkruan e heron per to. Nese doni te dining se si jane ne te vertete çunat e Anetes degjoni mjekerbardhin se di te thote me mire dhe patronazhistet ne Shqiperi… Kushdo tjeter qe flet per to ia fut kot..nga inati qe kane per ta. Vetem perpara gjersa Shqiperia te ngelet e vogel dhe e paster pa Demokrate dhe nga soji qe nuk duan “engjellin mjekerbardhe ” dhe te villain duar-hund-bardhe.
    Flasin gjermanet nga zilia se do te beje takim Rama me emigrantet e arsimuar secili prej tyre me me shume vite shkolle se Rama. Dhe guxojne pastaj ti quajne edhe viktima te genocidit ekonomik te Rilindjes…per detaj3 duhet pyetur cilido patronazhist. Shpjegimi do te jete sherries si deshmia e Lalit ne SPAK

  5. Te kontrollohen sarajet e Surrelit😤 Zaho te pyetet Ku i ka futur mami lopa linda qeset me cokollata po po Zaho i din😎

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *