• |
ide | kryesore

Dy videot/ Kush gënjen për takimin në kryeministri, Edi Rama apo Luftar Hysa?

Arkiva, Kryesore, Lajme


Kur gazetari italian Xhorxhio Motola përmendi biznesmenin e lojërave të fatit, Luftar Hysa dhe takimin që patën bashkë në zyrën e tij në kryeministri, Edi Rama fillimisht bëri një përpjekje për ta shmangur këtë temë në intervistën që kishte kërkuar për Report, duke thënë se po i përmendnin “emra, që nuk di as çfarë duan të thonë apo kush janë”.

Por kur Motola vazhdoi duke cituar mediat kanadeze që kanë shkruar se Hysa dyshohet se pastronte paratë e kartelit meksikan të Sinaloas përmes kazinove dhe se ai ka hapur një të tillë në Vlorë, Rama u shtrëngua të japë versionin e tij për takimin. Kryeministri zbuloi se në zyrën e tij ishte folur për kazinonë që do të hapej në Vlorë dhe se për këtë kishin ndërmjetësuar pronarët e Marina Bay.

“Atje (në Vlorë) është një investim i një familjeje vlonjate. I ati është një person i njohur në Vlorë sepse ishte një nga aktivistët e gjelbërt kundër Petroliferës Italiane. Ai është bërë i famshëm për këtë dhe familja e tij ka investuar në një nga hotelet më të bukura, pak nga pak Marina Bay. Pastaj ata që unë i njoh sepse jam deputet i Vlorës më thanë duam të të takojmë sepse është një kushëri, apo një i njohur, këtë nuk e di, që jeton në Meksikë dhe dëshiron të na ndihmojë, të na japë një dorë për të menaxhuar kazinonë. I thashë dakord. Hajdeni. Erdhën. I takova. Më thanë thjesht cfarë.. informacione mbi mundësinë e një gjëje të tillë dhe u thashë ne kemi një kuadër të thjeshtë për të stimuluar hotelet me 5 yje, që nuk kishte në Shqipëri bëmë një paketë pa taksa për 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa për lejet e ndërtimit” shpjegoi Rama.

Gjithsesi Rama deshi ta minimizojë marrëdhënien e tij me Luftar Hysën, për të cilin dikur kishte fajësuar mediat se po i hidhnin baltë pa bërë asnjë verifikim. “Ai (Hysa) erdhi me ata për këtë. Kjo më kujtohet. Një herë e kam parë në jetën time. Më pas kam parë se e kanë hapur. kaq. A është investitor, apo administrator apo.. nuk e di” u shpreh Rama.

Pyetjeve të Motolës se përse një kryeministër duhet të takohet me një biznesmen të përfolur për lidhjet me kartelin e Sinaloas në Meksikë, Rama iu përgjigj se ndodh që ai të takojë shumë njerëz. Nëse del më pas se kanë probleme me drejtësinë, kjo është çështje e drejtësisë.

Por pohimi i Ramës se Luftar Hysa i erdhi në zyrë për kazinonë në Vlorë është vetëm njëri version. Në një intervistë për Opinion disa vite më parë, Hysa ka thënë se qëllimi i vizitës ishte një tjetër. Që nuk kishte lidhje me biznesin, por me artin.

“Kam dashur ta takoj Edi Ramën për një histori shumë të bukur që më pëlqen ta ndaj me ty këtu. Unë kam një mikun tim të madh qëështë nga Anglia. Faktikisht nga Skocia dhe jeton në Londër. Dhe ky miku im e ka emrin Max Miligan. Unë kam jetu me atë në Peru për tre vjet. Dhe Mak, vëllai I tij ka qenë drejtor i SKY NEëS në Angli. Maksi është fotograf dhe bën libra. Bën fotografi dhe shkruan libra. Ka bërë libra për Perunë, Ganën, Bregun e Fildishtë, Islandën, Rumaninë dhe ky njeri njeri gjithmonë donte të bënte një libër për Shqipërinë dhe të promovonte turizmin. Në telefonin tim i kam të gjitha edhe mesazhet edhe bisedat me Maksin. Dhe unë duke kërku dhe duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, thashë që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt që mund ta mbështeste. Ramën e gjeta përmes një mikun tim gjerman, qëështë mik i mirë i Shqipërisë dhe unë jam krenar që e kam mik. Dhe çfarë kam fol me atë që të ndihmojë Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ai kishte ardh për punët e veta dhe tha “Hajde të të prezantoj kryeministrin” u shpreh asokohe Luftar Hysa.

Lajmi se në kazinotë e Shqipërisë po investoheshin paratë e kartelit të Sinaloas u botua në median meksikane El Universal. Në qendër të shkrimit ishte Luftar Hysa dhe vëllezërit e tij. Sipas një prej mediave më të vjetra meksikane kishin lidhje të drejtpërdrejta me drejtuesin e kartelit, Zambada García, i njohur si “El Mayo”. Hysa i ka mohuar shkrimet dhe pretendon se janë sponsorizuar nga rivalët e tij.

Të nesërmen e daljes së shkrimeve për të u publikua një foto e tetorit të vitit 2020 kur ai, së bashku me Besnik Lulaj dhe një deputet gjerman dilte nga godina e kryeministrisë në Tiranë. Ky ishte ish-deputeti i CDU-SCU, Mark Hauptmann. 2 muaj pas takimit u dha lincenca për kazinonë në Vlorë.©Lapsi.al 


28 Comments

      1. Si do që të vejë puna, kapitalizmi nuk e ka të gjatë.
        Komunistët do të fitojnë.
        Rai3 kanali i komunistëve italianë dhe komunistët në Shqipëri, me në krye Sali Ram Berishën do ta mposhtin mikroborgjezin Edvin Rama.
        Koha po vjen.
        Revolucioni do të fitojë.
        E ka thënë Karl Marksi.

      2. Pyetje pa kuptim per njer renacak qe e ka rrenen nene e babe. Pyetja e drejte do ishte; A ka thene ndonjehere te verteten ky i felliqur?

    1. Nuk ka as balte e as shpifje. Aq me teper ndaj Shqiperise. Por akuza serioze nga media perstigjioze ndaj nje personi ne cilesine e Kryeministrit, deputetit dhe kryetar i PS. Pra drejtohen ndaj Edi Rama.

      Dhe Rama nuk eshte as “shteti” sic justifikohet vete si pufte. Injorance e shfrenuar shpallja e vetes si Shqiperi!
      Populli me te drejte thote “Me thuaj me cshoke ke te te them cili je!” – Doshi, Tahiri, Frroku, Ahmetaj, Ndoka, Lala, Hasanbelliu, Hysa, Luca, Koka, McGinical, e te tjere eksponente te korrupsionit dhe krimit te organizuar – shoqni e tij qe deshmon su cili ne te vertete eshte.

  1. E turpshme. Eshte i zhytur deri ne gryke dhe prape vazhdon te jete kryeminister. Vetem ne Shqiperi mund te ndodh.

  2. Rama nuk genjeu mbreme kur tha se kam takuar Luftar Hysen dhe i kam dhene licensen e Kazinose,kryeminiatri shperndan licensa per kazino ?!?!?!Ky laresi i parave te krimit te grupit famkeq te Sinaloas eshte nje kriminel i rrezikshem dhe genjeu rende te nje sherbetor i regjimit re Rames,siç eshte Blendi Fevziu,i cili bashke me Sande Frangaj p3rdorin valet kombetare te nje media kriminale per ti sherbyer regjimit!
    Blendi Fevziu ka pasuri perrallore me sherbime dhe qoka ndaj Narkoqeverise se edi rames dhe jo vetem !
    Te Rai 3 Rames i foli se brendshmi krimi,droga,vrasjet e krimineleve te Sinaloas dhe viktimat e tyre !
    Tmerr se si nje kryeminister pret ne zyre kriminele dhe shperndan pasuri publike ne kurriz te Popullit Shqiptar,kur do te vije dita te largojme krimin nga zyra e kryeministrit,zyre qe i sherben Mafies nderkkmbetare si lavatrice krimi dhe korrupsioni nderkombetar !!!!
    Amerika di cdo gje,sherbimet partnere po ashtu,pse po e lene me gjate kete monster ne pushtet ?!Apo duan ta plasin pwr toke keqas fare.

      1. Njeriu i hekurte Hysen Shoshori, ka deklaruar:
        Une ate sall gjygji e mbushur me popull nje fytyre qe u ngulit ne mendjen time, po priste midis ketij popullit duke thane, ky njeri te varet ne litare, dhe ne kyt moment nxorri kyt trakt duke e tundur kryegjykatesit, me habiti sepse viti qe un po u gjykohesha ishte viti 75 – ses kurse traktin qe ky e kishte hequr, qe une mendojsha mund ta kishte heq dhe kisha pase vu ke fakulteti mjeksor, mund te ishte heq vite me perpara se sa viti qe une po u gjykohesha . Ky njeri i cili eshte komunist i pa ndreqeshem qe per me arrit ne majet me te larta te hirakis se pushtetit komunist ka perdorur edhe traktin tim duke ndikuar drejt per drejt ne denimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha , mu kujtu qe ky emer ishte i asaj fizionomie qe thonte: ” per mua te varet ne litar”. Une mund t’ ju them,asnje here nuk mundet te harrohet bisha qe te kafshon.” Sic e kam thene edhe here te tjera Sali Berisha ka tradhtuar levizjen studentore dhe aspiratat e Shqiptareve per demokraci, Ai ka luajtur dhe lot rrolin e kasapit. Planet, pasi gjashte muajsh kur vriten 4 Shqiptare me 21 Janare , del libri i Blendi Fevziut ENVER HOXHA ,nje deklarat publike mbi grabitjen e pasuris kombtare dhe masakrat e Hoxhes ndaj popullit, sipas Fevziut ajo ishte nje ender e keqe per Shqiptaret. Sepse ashtu ishte koha thuhet. Liber proklama se ne ju vjedhim dhe ju vrasim, me mbeshtetjen e Ambasadorit Amerikan ne Tirane. Berisha eshte burre shtetit.

        Duke lexuar librat e Kadares te viteve 60 e 90 per te kuptuar historin e “demokracis” dhe fatin e mjere te Shqiptareve . Nga diktatura ne “demokraci”, nga Ramiz Alia, te Sali Berisha, Nano, Meksi, Fino, Majko, Meta, per te arritur te rilindja Enveriste e Edi Rsmes. Asnjegje s’ka ndryshuar pervecese formes se regjimit. “Demokracia”eshte agresive e dhunshme dhe korruptar, ka mbuluar krimet dhe grabitjen e pasurise kombtare nga reggjimi i Enver Hoxhes. Dhe ka projektuar te ardhmen e rregjimit ” demokratik dhe ndrrimin e formes kushtetuese.
        Planet, Ismali Kadare, Ardhja e Migjenit ne letersin shqipe 1991
        Faqja 10, ” kjo eshte vendimtare per fatin e saj. Nga ana tjeter, kjo deshmonte se pavarsisht nga fortuna lart, ne siperfaqe, poshte ne zgafellat e kombit, atje ku administrata e propaganda nuk zbresin dot , kishte dicka qe s’ndryshonte kurre. Te nderhyre ne te ishte po aq e pa mundur si te nderhyje ne kodin gjenetik te races”. Urrejtje e c’fernuar.
        Faqe 12, “Rilindasit, te medhenj e te vegjel, u perpoqen te krijonin enderren, per shqiperin e per Shqiptaret ”
        Faqe 13, ” Me kyt pikture, qe ndonse ne penat e tyre idealizohej ishte ne thelb e vertete ata donin ta benin njeriun shqiptare te ndergjegjeshem per ate qe kishte humbur dhe, duke ja shtuar kesisoj brengen ” qe ne veprat e tyre te kuptonte, as me shume e as me pak, nje parajse te humbur.” Geabitja e pasurise kombtare , arit.
        Faqja 15 ” Ne poemat e tij plot me dritare princeshash shqiptare qe martoheshin larg, me zjarre pashkesh e tinguj kambanash qe aq ralle degjoheshin tani ne Shqiperine gjyseme te islamizuar, realiteti dhe enderra gershetoheshin natyrshem, saqe mund te thoshte se Shqiperia, qe ai perpiqej ta ngjallte se vdekurish, ishte me pranishme ne keto poema se Shqiperia reale, qe ngjante si e reale ne kombe. ” Shqiptaret duhen te clirohen nga sklleveria.
        17. “Ata e dinin fort mire se njeriu shqiptar ashtu si njerezit e krejt gadishullit ose kontinentit, krahas virtyteve kishte edhe vese e mungesa te medha.” “Gjithe aksioni i rilindaseve mund te permblillej keshtu me me dy fjale: riparimi i nje katastrofe.”
        Planet edhe sipas poemes Ankete 1956-1966 I.K Pervecse dhunes qe ushtrohet, cka tregon fytyern e vertet te rregjimit. Rillindja Enveriste po pergatit Fronin , ashtu si Sali Berisha ka leshuar deklarata per referendum, per te nderruar formen kushtetuse te shtetit. Ddhe kjo fatekeqesi i mungon popullit Shqiptare, si dhurat nga Enveristet, te kemi nje mbret nga dinastia Zog . Sa shpejte harrohen gjemat qe politika i ka bere ketij kombi , dhe eshte per tu cuditur. Ahmet Zogu, grabite arin e Shqiptareve, ka tradhtuar vendin duke i lene kombin nen pushtimin fashist, Zogu do vishte opingat te dilte ne mal te luftonte pushtuesin, por ndyshoje mendje duke p i hape rruge ardhjes ne pushte te Enver Hoxhes , dhe pikrisht keta duan ti impunojne kombit nje diktatur edhe me te eger. Mbreteri, zoti i shejt i tokes, ujit e ajrit dhe frymarrejes te cdo Shqiptari.
        Planet per te sunduar me korrupsion, varferi, vrasje dhe emigracion
        Faqja 18, 19 ” Edhe ne Shkoder Milloshi kishte qene nje femije jo fort i shoqerueshem , Shkodra qyteti me i percare shqiptare ne pune feje . I ndare si me thike midis katolikeve dhe myslimaneve, ai shkumezonte nga pasionet e te dyja palve kundrejt njeri- tjetrit . Tinguj e kambanave acaronin gjithe diten veshet e myslimanve, ashtu si zerat e hoxhallarve ato te katolikeve. Nje tradit e tere urrejte, mjaftueshem te ushqente brezat te tere njerezore, mbahej gjalle me te gjitha mjetet: libra, revista, shoqata, procesione, thashetheme , perdhosje vendesh te shenjta, grindje, vrasje e gjer te masakra qe shmagen me veshtersi.”
        Faqja 23, “Migjeni u kthye nga Jugoslavia” “Ata e priste Shkodra , qyteti qe ai e donte aq shume, qe madhi i ndarjes dhe ditet e merzitshme te seminario ja kishin zbukuruar edhe me shume ne kujtese. Shkodra e bukur, mekatare, me rruget, portat, oborret plot mister, me tregtizat , kafenete, prostitutat, me kambanaret, minaret, procesionet, erotizmin e fshehte, me bisedat pas darke, mondanitetin, lypsat , inteligjencen, cmendurine. Ky eshte qyteti qe ai donte. ( Shqiperia qe duam thote Edi Rama)
        Faqe 25 ” Mos u lut per mua , se dua pash me pash ti bie ferrit ” ” shkruante ai” (Migjeni “shemim imi )
        Faqe 25 , ” Ngrehu Migjen te shkosh te letersia shqipe…” ” Nuk eshte fantazi e semure e gjithe kjo. Prej kohesh e di se fjalet “letersi” e ” flijim” jane te aferta, sidomos ne Shqiperi,”
        Faktet qendrojne se nje popull u nenshtrua nga Enver Hoxha me varferi duke grsbitur pasurin kombetare, vrasje, terrore, burgosje, interrnime, izolime, ato me ligje, dhe ato te “fshehta” , per me ardhe te Ramiz Alia me tufzat e arzat, tu i hapur rrugen Sali Berishes me ngjarjen e 2 prillit ne Shkoder, Piramidat me vjedhje, vrasje e mijra njezeve dhe forcat te rendit e SHIK, shembja e shtetit! Gradeci, 21 Janari , e shume oficer policie e punonjes te administrates jane vrare. Korupsion , e skandale grabitjesh me miliarda euro. Me qindra mijra jane vrare, me plumb, aksidente, me mjeksi , helmuar , me mijra jane dhunuar dhe dhunohen cdo dite nga regjimi Enveriste qe quhet ” demokraci”. Kuptohet se sot ky regjim po perdor cdo mjet edhe precarjen fetare per te garantuar e mbrojtur pushtetin e tyre, pasurin te bere me kurrupsion , dhunen dhe krimet.

      1. Ky i gjati yne di gjithe thashethemet e kafeneve e nuk ditka kush i hyn ne zyra.”Hajde besoje naltmadhenine ( ose nipin e lartmadherise te vertete)

  3. Me gjithe keto qe kane dale sheshit meze dhe figure dhe keshilli europjan nuk reagon tregon nje korruptimte drejtuseve teketij keshilli per aresye se nuk eshte vetem nje raste por po dalin c’dite me ze dhe figure dhe te botuaranga gazeta serioze

  4. Per nderkombetaret mos u beni merak, i ka blere te gjithe me parate tuaja dhe me copa Shqiperie. Ajo qe duhet ta pyesim eshte c’pune ka kryeministri te jape informacione per kazinote e te shperndaje licenca. A nuk ka administrate per kete? Rregulla njesoj si per te gjithe. Aplikon online dhe po plotesove kriteret e merr. Edhe informacionet jane online. Se edhe une doja te beja nje hale te oborri, po nuk me priti legeni

  5. SPAK nuk duhet te marre per baze keto akuza qe ngrihen nga emisioni i RAI 3 apo te nise

    hetime qofte per Ramen, Agacin apo Agasin , te mos kontrolloje tabulatet e telefonave, dhe te

    mos kontrolloje pasurite apo levizjet e tyre. Cfare i duhet Rai 3 se cfare ben KM i Shqiperise .

    Si organ i dale nga Reforma ne Drejtesi, SPAK duhet ta anashkaloje kete ceshtje, dhe te mos

    e marre seriozisht kete ceshtje. Ne i besojme KM tone qe sic tha vete Sekretari Blinken , eshte

    nje udheheqes i shquar dhe nje kryeminister shume i mire.

  6. Edhe pse intervista e Edi Ramës ishte shteruese për çdo akuzë dhe detyroi gazetarin t’i quante akuza dhe jo fakte, pra të ofruara nga opozita, sot ata që ai kanë ofruar akuzat, gëzohen që i dëgjojnë në italisht dhe përsërisin thirrjet banale për protestë apo revolucion.

    Gazetari i RAI u përpoq sa mundi të mbante distancë se nuk jam duke i shërbyer Berishës me këto akuza, por Berisha nuk ka shumë mëshire në këtë rast. Atij i duhet doemos ta çojë deri në fund shpenzimin e tij me këtë rast, njësoj si me Bildin, që i paguan gazetarit hotelin në Marriot dhe udhëtimet në Tiranë.Kjo foto qe tregon tre burra neper oborrin e kryemistrise nuk do te thote qe ka takuar ramen gazetaruc,por mund te kete takuar cilin do ne ate godine

  7. Shqiperine po ua neverisin shqiptareve edhe llumi dhe halabakeria intelektuale dhe mediatike servile, e korruptuar,pa moral dhe pa pike dinjiteti. PER PARANE TE GJITHE NDOTEN E ZHYTEN NE PISLLEK

  8. Sali Berisha, edhe pse thotë se nuk ka asnjë provë dhe dëshmitar, shkruan këtë të hënë se sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, është organizuar nga Edi Rama.Gazekari italian me fytyren e salihut

  9. Eshte e qarte se te gjithe keta kriminele kane krijuar lidhje me KM me urdher te Salihut te

    Vucidolit per ti prishur imazhin Rames dhe per ta paraqitur ne syte e oponionit shqiptar e

    te huaj si bosi i boseve. Tani keta bandite i japin te dhena Rai 3 dhe Bild dhe gazetaret e

    ketyre gazetave prestigjoze fryjne zhepat me parate e Berishes, Rama eshte lider i madh

    dhe i paarritshem prandaj keto shpifje nuk ia ulin vleren.

    1. Akoma ka shqiptarë që pa qenë nevoja që Rai3 të bënte këto 2 emisione dhe që e dinë mirë këtë të vërtetë drithëruese vazhdojnë e merren me Berishën dhe vazhdojnë me thagmën që fajin e ka ai!! Çmenduri apo propagandë në mbrojtje të një krimineli antishqiptar. Them të dyja bashkë!!!

  10. dosja e përgjimeve të sigurimit të shtetit në ambasadën Jugosllave, duke shtuar se do të ishte e udhës që kjo dosje të hapej për publikun dhe të hetohej.

    Ai ka folur edhe për zhdukjen e Remzi Hoxhës duke hedhur hedhur aludime se kjo çështje është e përfshirë në dosjet e shpalljes non-grata të Berishës si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe nga Britania e Madhe.Salihu eshte Mortja e ketij vendi,ai nuk ka faj vetem tani por ai duhet te kete emrin Faj Mortja salih

  11. Sipas të dhënave që po dalin nga gjyqi që po zhvillohet në Londër që vetë Berisha ka kërkuar të hapet, është e qartë që një eksponent i lartë i Shërbimit Informativ Shqiptar që gjendet në arrati, ka dhënë të dhëna sensitive të veprimtarisë së tij dhe Shërbimit Informativ të komanduar nga Berisha.

    Është e qartë që e vetmja veprimtari që ka pasur një agjent SHIK-u që është në Londër, Kumbaro, e vetmja gjë për të cilën është shquar në këtë histori është çështja e Remzi Hoxhës.

  12. Qoka tjetër. Babloku sajon PPP dhe për luftën kundër korrupsionit.

    Pas shëndetësisë, bregdetit për resorte, reparteve ushtarake, rrugëve, zonave të mbrojtura natyrore, mbetjeve, porteve detare, aeroporteve, lumenjve për HEC-e, ngjyrosjes së karburanteve etj.etj., kryeministri Edi Rama ka vendosur të japë me koncesion dhe luftën kundër korrupsionit.

    Është rasti i parë në botë kjo lloj PPP-je, por është e vërtetë, që me Vendim Nr. 327, datë 29.5.2024, Edi Rama autorizon Ministrin e Drejtësisë dhe Ministren e Anti-korrupsion, të negociojnë me firmën “Boston Consulting Group”, për konsulence ndaj qeverisë.
    Sipas vendimit kemi të bëjmë me një PPP absurde në luftën kundër korrupsionit, kur qeveria ka Drejtori Anti-korrupsioni në Kryeministri; Ministri Anti-korrupsioni; Drejtori të Parandalim-Pastrimit të Parave; Taskë-Forcë Anti-Korrupsion; Anti-krim Financiar; Agjenci Prokurimesh me detyrë parandalimin e tenderëve abuziv, Komision Hetimi të Tenderëve dhe Drejtori Auditi në 578 institucione, që kanë detyrë zbulimin dhe kallëzimin e korrupsionit në SPAK.
    Mjafton ky fakt, për të thënë se Babloku ka vendosur të sajojë këtë PPP për gjoja luftën kundër korrupsionit; jo se ka synim të ndalojë vjedhjet e tij, të ministrave, drejtorëve, kryebashkiakëve e bizneseve klienteliste të lidhur më të, por si qokë ndaj ndonjë miku të tij.

    Sepse firma “Boston Consulting Group”, nuk merret me projekte studimore anti-korrupsion, por vetëm me konsulenca krijimi biznesesh, shit-blerjes së pasurive, kapitaleve dhe transaksioneve.

    Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti” nga Ministria e Financave; PPP-ja e gjoja luftës kundër korrupsionit, do jepet me tavan pagese 4 milionë Euro në vit dhe afat 5 vite, por me të drejtën, të përsëritet dhe 5 vite të tjerë me vlerë totale 40 milionë Euro, me argumentin se do eliminohet korrupsioni në qeverinë shqiptare.
    Mirëpo edhe vetë PPP-ja, që thuhet se ka për qëllim luftën kundër korrupsionit; po jepet pa garë, duke e përcaktuar me emër në vendim qeverie, firmën që do ta marrë me ankand formal.

    Siç ka dhënë PPP-të në shëndetësi, landfillet, tokat e plazhet për resorte, kulla, aeroportin e Vlorës, Portin Sarandë për Artan Dulakun, rrugën e Arbërit, Kardhiq-Delvinë e Thumanë-Kashar, që i janë dhënë Rrok Gjokës e Bashkim Ulajt dhe shumë PPP të tjera.

    Pamfleti 4 QERSHOR 2024, 10:55

  13. vet Berisha dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij kanë dy ditë që I kërkojnë Arben Ahmetaj të bëhet “I penduar” dhe të vij të rrëfej “krimet” e Edi Ramës që ka parë me sytë e tij, me shpresë se ai do të bëhet viagra e tyre, dhe kështu pafuqia për të mundur Edi Ramën do të marr fund.

  14. Izet Haxhia (qesh): Po si duket, Berisha e ngatërron me heroin e tij pas vdekjes, Hajdarin, që kryente përdhunime të femrave të cilat i shkonin për ndihmë në kërkim të punësimit. Njoh personalisht dy femra nga Tropoja që kanë qenë viktima të përdhunimit të Hajdarit. Ndoshta e ngatërron me këshilltarin e tij të atëhershëm Genc Pollon, që përdorte zyrat e Presidencës si dhoma pasioni me ndonjë këshilltare ekonomike të Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *