• |
ide | kryesore

Arrestohet në Greqi autori i vrasjes në Dhërmi

Arkiva, Lajme, Të fundit


Gerald Shehu, autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Dhërmi, ku viktimë ka mbetur Eraldo Nevruzi, është arrestuar në Greqi. Shehu është kapur në një prej aeroporteve në shtetin grek, duke tentuar të largohej.

Më herët Policia e Shtetit njoftoi se ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për kapjen e Shehut, i cili kishte hyrë në territorin e Greqisë nga pika e kalimit kufitar e Qafë Botës. Shehu me origjinë nga Tepelena ishte me banim në Greqi. Sipas raportimeve, Shehu është dhëndri i pronares së hotelit në Dhërmi, ku Eraldo Nevruzi ishte angazhuar si recepsionist.

Nga raportimet dyshohet se 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, kishte shkuar aty për të punuar gjatë sezonit veror. Policia në njoftimet e saj ka deklaruar se nuk ka gjetur ende trupin e Nevruzit, por dyshon se ai është qëlluar me armë zjarri nga Shehu. Ka dyshime se Shehu dhe Nevruzi kanë qenë në Angli, si dhe kanë pasur shoqëri.


2 Comments

  1. Qe ta kemi te gjith te qarte..keta bosat e krimit kane hotele e restorante ne Jug dhe ne presim zhvillim te hovshem te turizmit. Mortjeeee

  2. Mortje tamam. Le pastaj kur e mbush policine e Himares me koketula Tepelene ndihen dhe të paprekshem keta, si ai plehu qe vrau vajzen ne Potam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *