• |
ide | kryesore

Krimi i rëndë në Dhërmi/ Kush janë viktima dhe autori (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sarandë, edukatorja, Gjykata


Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Dhërmi ku një punonjës i një hoteli u zhduk në rrethana misterioze. Në një njoftim zyrtar pak më herët policia sqaroi se bëhet fjalë për 31-vjeçarin Eraldo Novruzi i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga Gerald Shehu një 43-vjeçar nga Tepelena, banues në Angli.

Sipas policisë Novruzi është marrë fillimisht peng nga Shehu dhe më pas është qëlluar me armë zjarri gjatë mesnatës. Dyshohet se fill pas krimit autori është larguar drejt Greqisë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe për kapjen e autorit, ndërkohë raportohet se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar për tu marrë në pyetje 29 persona.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale”, thonë blutë e Vlorës, ndërkohë që vijon puna për gjetjen e 31-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *