• |
ide | kryesore

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit në Dhërmi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dhërmi


Është publikuar tashmë edhe fotoja e të riut Eraldo Nevruzi, 31-vjeçarit që punonte si recepsionist në hotel “GRECCIA” në Dhërmi. Gjatë natës së kaluar ai u rrëmbye nga vendi i punës dhe dyshohet se më pas u vra nga 43-vjeçari Gerald Shehu, i afërm i pronares së hotelit. Policia thotë se autori u identifikua nga pamjet filmike si dhe nga njollat e gjakut të gjetura në ambientet e hotelit.

Ai e kishte marrë turnin rreth orës 23.00 të së mërkurës dhe rreth 90 minuta më pas ndodhu ngjarja e rëndë. Trupi i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende ndërsa autori u arrestua në Korfuz të Greqisë në tentativë për të ikur drejt Anglisë.

42-vjeçari i lindur në Tepelenë kishte prerë fillimisht një biletë për në Barcelonë dhe më pas do të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe, ku jeton prej vitesh. Në Dhërmi dhe Himarë kanë shkuar forca të shumta të policisë së Vlorës, reparti i FNSH-së si dhe një njësi e RENEA-s të cilat janë duke kërkuar për viktimën.

Kërkime po bëhen edhe në zonën e Vunoit, në Dhërmi dhe Gjipe. 35 persona janë thirrur dhe janë pyetur në polici. Mediat raportojnë se dy janë pistat ku po hetohet për këtë ngjarje të rëndë. Së pari, mendohet se shkak mund të jetë bërë një sherr i nisur për motive banale që ka degjeneruar në konflikt fizik e deri përdorimin e armës së zjarrit.

Së dyti, po verifikohet nëse mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të mëparshme gjatë qëndrimit të tyre në Angli dhe nëse ata janë përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm. Sipas të njëjtave burime mes Nevruzit dhe Shehut ka pasur njohje që në Britaninë e Madhe. Viktima kishte vetëm një javë që kishte filluar punë në hotel. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Gjynahet e njipasnjishme te Mirvjen Haxhialiut (Mirvjen Nino nga gruaja dhe sic njihet neper tirane pasi ka nderruar para ca vitesh mbiemrin e tij me te gruas) perseriten brez pas brezi, kete here me dhendrrin protagonist, (burrin e Jona gojores) , qe paska ordiner kriminel langaraq dhe BQ sic eshte dhe vete.
    Para ca vitesh ky mashtrues (vjehrri Mirvjen) mori ne qafe vellezrit e tij Iglin dhe Sokolin, i coi ne varr pikerisht prej marifeteve dhe mashtrimeve te tij ndaj nje tipi nga Nikla qe i mori pa lek materialet e ndertimit per te realizuar pa kosto hotelin e mallkuar Greccia, dhe borxhliu mori hak tek pikerisht tek ata. Vjeni mendonte qe njerezit jane qypa dhe ky mund ti grabise si te doje, por ja qe i doli per hundesh.
    Me dy vellezer ne varr, paqen dhe lekun e shpejt, mashtroja e gjeti ne ambasaden shqiptare ne Londer ku Greta (qe ja paska ndryshuar emrin ne Gentiana Nino ndofta per te humbur gjurmet) ishte konsulle e ambasades.
    Para ca muajsh po Mirvjeni doli ke STOPI, po per mashtrim dhe sic thane u arrestua.
    Tani ky episodi tjeter, perseri me protagonist pentiton (se kshu njiet ne vendin e origjines se vet Berat) , qe sju nda tersi qe ky hale vete kerkon.

  2. keta jane gomere komplet vrasin per arsye idiote dhe shkaterrojne jeten ne burg si qen, aty ngordhshi qelbesira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *