• |
ide | kryesore

Shehaj: Komisionet anti-SPAK dhe i çensurës, për të mbrojtur Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj


Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi sot në Kuvend se komisioni për Shqipërinë 2030 dhe komisioni kundër dezinformimit që do të votojë mazhoranca sot po krijohen për të mbrojtur modelin e qeverisjës së Ramës. Shehaj i pagëzoi dy komisionet si komisioni anti-SPAK dhe komisioni i çensurës.

“Eshte mbrojtja e ketij modeli qe detyron kete maxhorancë sot te krijoje komisionin Anti-SPAK per te garantuar pandeshkueshmerine dhe Komisioni i censures totale per te garantuar heshtjen.” 

Shehaj deklaroi sot në Kuvend se përgjimi i Arben Ahmetajt nga Rai3 tregon modelin e krimit me të cilin Rama kërkon të zhvillojë Shqipërinë.

“Ahmetaj thotë diçka që është para syve të gjithëve; që kryeministri i Shqipërisë ka një plan të mirëfilltë dhe beson në modelin e kanabizimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit për të zhvilluar ekonominë e Shqipërisë.” – u shpreh Shehaj.

Kryetari i partisë së sapoformuar, Mundësia, deklaroi se modeli ekonomik i Ramës, me korrupsion dhe krim mund të sjellë kulla e resorte, por sjell mjerim për shqiptarët.

“Modeli ekonomik i korrupsionit, trafiqeve, krimit, pastrimit të parave mund të sjellë kulla për qeveritarët, por mjerim për shqiptarët. Mund të sjellë resorte për ministrat dhe trafikatët por është shkatërruese për shtetin dhe demokracinë dhe do vijojë të largojë shqiptarët nga vendi. Reportazhi i Rai 3 ka nxjerrë zbuluar pikerisht kete model.” – u shpreh Agron Shehaj.

Sipas Shehajt, shqiptarët duan një model tjetër.

“Shqiptarët duan të punojnë e tia dalin vetë. Nuk është ky modeli juaj që ata duan. Shqiptarët janë të neveritur nga Qeveria, nga modeli juaj… Shqiptarët duan modelin perëndimor, duan të punojnë e tia dalin me djersën e ballit. Kete duan dhe kjo është zgjidhja.” – përmbylli Shehaj fjalën në Parlament.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *