• |
ide | kryesore

Celibashi në Komisionin e Ligjeve: Këtu reformat bëhen afër periudhës zgjedhore

Lajme, Të fundit


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka raportuar në Komisioni i Ligjeve punën e vitit 2023, të institucionit që drejtor. Celibashi u është përgjigjur dhe pyetjeve të deputetëve, Dhuata Çupi e pyet nëse vendi Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë zgjedhore. Celibashi tha se Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë elektorale, por shtoi se problemi është se në vendin tonë reformat nisin afër periudhës së zgjedhjeve.

“Po, ka nevojë. Problemi këtu është se ne reformat elektorale i bëjmë shumë afër periudhës zgjedhore dhe as në këtë rast nuk shpëtuam nga kjo histori. Në kuadër të diskutimeve që po bëhen aktualisht nga Grupi i Dialogut për të adresuar disa çështje në kuadër të përmirësimeve ligjore për zgjedhjet e 2025, dhashë idenë se nëse nuk do të ketë sukses, nuk duhet të ketë arsye pse të mos vazhdojë procesi i diskutimit për çfarë do të duhet të ndryshojmë në ligjin zgjedhor.

Unë e kuptoj se interesi është të adresojmë çështjet për zgjedhjet e 2025, por pas 2025 do të ketë prapë zgjedhje dhe pse jo të diskutojmë për të gjitha çështjet dhe problematikat që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri. E kuptoj që mund të shkaktojë një lloj hilariteti kjo ide, por nuk është pa sens, por shumë e arsyetuar. Shumë vende e aplikojnë këtë ide, ku miratohet ligji zgjedhor dhe hyn në fuqi pas zgjedhjeve të radhës.

Do të ishte e udhës që kjo strukturë të krijohej për të punuar dhe për të bërë një reformë të vërtetë zgjedhore. Kryesore është çështja e referendumeve, duhet të ketë një rregullim të përshtatshëm ligjor gjë që sot nuk ekziston. Nëse gjithë diskutimin për zgjedhjet në Shqipëri, nuk e bëjmë vetëm për zgjedhjet e radhës, mendoj se mund të kemi një produkt të mirë”, tha Celibashi.


5 Comments

  1. Po se jane skutha o daku, ndaj e lene per ne fund! Se per nje reforme te qelbur, kane kohe sa te duash. Por nuk ka vullnet. Jane parti me gjeneze bolshevike.

  2. Ndryshimet ne kodin zgjedhor kur do behen ?
    A do kete lista te hapura?
    Votim dhe numerim elektronik?
    Nje zone zgjedhore?
    Zgjedhjet te mos organizohen me nga patrite .

  3. PARTISE QE I LEVERDIS ME SHUME NDRYSHIMI ESHTE PD .
    NESE PD NUK KEMBENGUL NE NDRYSHIMET DO NGELI NE OPOZITE PERJETE .
    E THEM KETE SEPSE SHOH QE EDHE PD KERKON STATUSQUO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *