• |
ide | kryesore

Ariana Grande thyen heshtjen për dokumentarin “Quiet on Set”

Paparazzi, Slider


Ariana Grande tha se është “e mërzitur” për aludimet e bëra gjatë kohës së saj në Nickelodeon pas publikimit të dokumentarit, “Quiet on Set”.

“Mendoj se kishim disa kujtime shumë të veçanta dhe ndihemi kaq të privilegjuar që patëm mundësinë të krijojmë ato role dhe të bëheshim pjesë e diçkaje që ishte kaq e veçantë për shumë fëmijë të vegjël,” tha arrtistja në  podcastin “Podcrushed” të Penn Badgley të mërkurën.

Megjithëse Grande nuk e përmendi drejtpërdrejt dokumentin, i cili zbuloi kulturën toksike pas disa prej shfaqjeve më ikonike të Nickelodeon, ajo tha se ka qenë “shkatërruese” të dëgjosh histori nga ish-aktorët, të cilëve u referohet si “të mbijetuar”.

Unë mendoj se mjedisi duhet të bëhet më i sigurt nëse fëmijët do të aktrojnë dhe mendoj se duhet të ketë terapistë,” tha ajo.

“Unë mendoj se prindërit duhet të lejohen të jenë kudo që duan të jenë, dhe mendoj jo vetëm në grupet e fëmijëve. Nëse dikush dëshiron ta bëjë këtë, ose muzikë, ose ndonjë gjë në këtë nivel ekspozimi, duhet të ketë në kontratë diçka në lidhje me terapinë që është e detyrueshme dy herë në javë ose tre herë në javë.

Pas transmetimit të “Quiet on Set” në mars, disa nga klipet e aktrimit të Ariana nga “Victorious” u bënë virale, me disa fansa që akuzuan rrjetin për “seksualizimin” e adoleshentes së atëhershme.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *