• |
ide | kryesore

“AS”: Skandal në Shqipëri, Europiani paralizon politikën e vendit

Arkiva, Kryesore, Lajme
Shqipëri


Ndryshe nga tradita seanca plenare e së enjtes u zhvillua këtë të mërkurë. Kjo për shkak të kampionatit europian të futbollit ku shumë deputetë do të nisen drejt Gjermanisë për të ndjekur Shqipërinë në stadium. Disa prej tyre do të udhëtojnë me makinë, pasi do të ndjekin Shqipërinë në tre ndeshjet në fazën e grupeve, përveç ndeshjes hapëse me Italinë, edhe ato me Spanjën dhe Kroacinë.

Për këtë arsye edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në parlament. Ky ndryshim ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, ku e përditshmja spanjolle sportive “AS” i ka kushtuar një artikull kësaj situate të krijuar së fundmi, me titull: “Skandal në Shqipëri: Europiani paralizon politikisht vendin”.

SHKRIMI I PLOTË

Mbi 50 mijë shqiptarë, shumë me banim në Gjermani, por edhe disa mijëra të zhvendosur, pritet të ndjekin ndeshjen debutuese të ekipit të tyre në Westfalenstadion të Dortmundit kundër Italisë. Shqipëria rikthehet në një kampionat madhor pas paraqitjes së parë të këtij lloji, në Francë 2016, por

Euro 2024 po e paralizon Shqipërinë: edhe politikisht.

Edhe Kuvendi i Shqipërisë, ka ndryshuar rrënjësisht planet për shkak të futbollit. Sipas shtypit vendas, një pjesë e mirë e 140 deputetëve që përbëjnë parlamentin do të udhëtojnë drejt trojeve gjermane dhe për këtë arsye seanca plenare e kësaj jave nuk do të zhvillohet të enjten, siç ndodh zakonisht, por këtë të mërkurë. Shumë prej tyre do të udhëtojnë me makinë dhe kanë nevojë për më shumë se një ditë për të udhëtuar.

Shumica e përfaqësuesve politikë do ta ndjekin ndeshjen në tribunat e stadiumit të Dortmundit. Dhe jo vetëm kaq. Në parim, të njëjtët deputetë do të qëndrojnë për dy duelet e tjera të grupit, kundër Kroacisë në Hamburg më 19 dhe kundër Spanjës në Dusseldorf, në datën 24. Për këtë arsye javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në Kuvend duke shkaktuar një skandal të vërtetë për disa anëtarëve të opozitës.

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkoi sqarime mazhorancës së kryesuar nga kryeministri Edi Rama për këtë “shkelje të rregullores”. “Është e mërkurë dhe ju keni vendosur ta trajtoni Kuvendin si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtuesit të seancës, do të duhet t’u sqaroni qytetarëve se pse na ka ardhur një arsye fyese, pse seanca është zhvendosur nga e enjtja në të mërkurën.

Ju keni detyrimin, sepse keni marrë një vendim të njëanshëm pa u konsultuar me opozitën. Nëse kjo është arsyeja (udhëtimi për në Europian), është një veprim i turpshëm dhe ne distancohemi nga ajo arsye banale” – tha ai. ©Marrë nga gazeta AS, përshtati në shqip LAPSI.al


10 Comments

  1. Kush pjerdh per shtetin!!!

    Kur na nxorri nga balta Austro-Hungaria, kush e di ca kane thene shqipot. Booo dhe kjo da duhej! Mire ishim nen fendet e Turqise. 😛

  2. Po ata jane te lodhur duke veshur e hequr kostumet firmato perdite duke ndërruar oret e shtrenjta çantat5mije € .
    Po si jeni kaq pa shpirt mos te shkojne ata ne gjermani po kush te shkoje kryeministri holandez me këpucë te grisme ambasadori gjerman nji kostum laj thaj ,përfaqësuesja e osbe e veshur si punëtore fabrike ne vend te nenave tona heroina te parlamentit qe na i qajnë hallet me qyrre se pike loti nuk ju del .
    Aman AS Shqiperia nuk ka si te paralizohet kur ka marre fund mos thoni broçkulla ju lutem

  3. Te qash me lot dhe te qeshesh me renkime!

    Dhe pasi u rrahen me njeri tjetrin me shkopa bejsbolli, raketa pingpongu, gure tavlle, tym lotesjelles, tani kerkojne kthimin e te gjitheve te shtepia e non’dajes!

    A thua bashkimi i opozites eshte ritufezimi i deputeteve ekzistues! Cfare mjerimi!
    Salihu i ka dhene leje spaku per te shkuar ne gjermani per kombetaren

  4. Si u kthye Gjiri i Lalzit në vendin ku kanë vila luksoze Sali Berisha, Ilir Meta, por edhe politikanë të tjerë të rëndësishëm në vend. Pak muaj më parë, Gaz Bardhi akuzoi Flamur Nokën, kolegun e tij në parti se po shet një vilë që kalon shumën e 1 milion eurove.

    Po çfarë është Gjiri i Lalzit si histori politike? Që qarkullon edhe në dokumente ndërkombëtar siç është rasti i dosjes britanike të shpalljes Non Grata të Sali Berishës?Shpellarios shqip shpellkar i salihu e shkerdheve motren dhe vajzen tende sot pas urdherit te salihut

  5. Nuk ka ndonje gje per tu çuditur , çudite ne kete vend nuk çudisin me askend . Ne nje vend ku drejtesia nuk bene drejtesi por eshte pale me puushtetin , historite e hidhura perseriten pafund . A e mbani mend para 10-11 vitesh , luhej Real Madrid- Barcelona(ose anasjelltas) ? Ishit po ju gazetat sportive spanjolle qe padashje me foton ne faqen e pare te gazetave tuaja sportive i nxorret horrlliqet ne shesh ministrit aktual te brendeshem . Ne tribunat “vip” te stadiumit festonin edhe dy çifte nga shqiperia , ministri i sotem Balla me bashkeshorten dhe shoku i tij me bashkeshorten . A e dini se sa kushtonte paketa per te pare ate ndeshje ? 13000 euro per çift .

    Sot ata jane shume here me te pasur , me dhjetra e qindra here me te pasur , prandaj edhe duhet ta shijojne jeten .
    Keta plehra shtetin nuk e perdorin per te udhehequr e per te rritur mireqenien e popullit te tyre por vegel per te fryre xhepat e plotesuar qejfet e tyre perverse ne kurriz te ketij fakir fukara popull .
    Prandaj o te dashur gazetar te “AS” , mos u çudisni me bemat e pushtetareve tane , lerini ata qe me sakrificat e tyre te pashoqe ta udheheqin te qete kete popull drejt “boteroreve” te ardhshem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *