• |
ide | kryesore

Repubblica zbulon lajmin e bujshëm, Rabiot larg Juventusit: “Ja oferta e Milan për të”

Sport
Rabiot


Milan në pritje të zyrtarizimit të trajnerit të ri, i cili pa ndonjë ndryshim të bujshëm do të jetë Paolo Fonseca, është shumë aktiv në merkato. Kuqezinjtë pa u frikësua se mund të prishin ekuilibrat tentojnë të sigurojnë përfaqësimet sportive të Adrien Rabiot. Francezi është një pedinë thelbësore e mesfushës së Juventus, por kjo ndërhyrje mund të ndryshojë shumë gjëra.

RABIOT NË FIJE TË PERIT TE JUVENTUS

A janë vërtet larg Rabiot dhe Juventus? Me sa duket po, duke pasur parasysh vështirësinë mes palëve për të gjetur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës. Mesfushori francez do të lirohet në një transfertë të lirë në fund të muajit dhe po vlerëson me kujdes ofertat që i vijnë. Të merresh me menaxheren e tij, të ëmën Veronique është një detyrë e vështirë dhe Juventus di diçka për të. E kështu, Milan ndërhyn në negociata.

Lexo më tej: Juventus në ankth për rinovimin e Rabiot: Inter rrezikon ti rrëmbejë falas francezin

PROPOZIMI I MILAN!

Milan, përveçse kërkon një sulmues për të zënë vendin e Giroud, dëshiron të kryejë edhe goditje në zona të tjera të fushës. Në mesfushë, ka lindur tani ideja për Rabiot, që mund të mbërrijë me parametër zero. Lajmi i bujshëm i Repubblica po gjen gjithnjë e më shumë konfirmim dhe gazeta ka zbuluar edhe shifrën e propozuar nga kuqezinjtë për lojtarin francez. Bëhet fjalë për 7.5 milionë euro pagë kundrejt 7 të ofruara nga Juventus. Mesfushori po merr kohën e tij dhe ndoshta gjithcka do ta mësohet vetëm pas përfundimit të Kampionatit Evropian. Milan përgatit goditjen e helmët ndaj armiqve të Juventus, të cilët e kanë gjetur veten me të vërtetë të zhvendosur. Rabiot është ai që do të vendosë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *