• |
ide | kryesore

Sulmet ndaj SPAK, Kryemadhi: Ndahem nga qendrimet e Ilir Metës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta, Kryemadhi


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në fjalën e saj për mediat pasi për disa u mor në pyetje në SPAK, tha ndër të tjera se ajo ndahet nga qëndrimet e bashkëshortit të saj, Ilir Meta, sa i takon Prokurorisë së Posaçme.

Ajo shtoi se beteja e saj nuk është me drejtësinë, por është politike.

Meta gjuhë të ashpër ndaj SPAK, keni ju besim te ky institucion?

Kryemadhi: Vazhdoj t’i qëndroj cdo deklarate time, lidhur me reformën dhe sistemin në drejtësi. Vazhdoj t’i qëndroj dhe nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë as sistemin ku jetojmë dhe punojmë.

Nëse do të sfidoja, nuk do të isha në deputetet e pakta që ka dorëzuar 6 padi për inceneratorët.

Sigurisht që të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Vazhdoj të qëndroj që lufta ime është betejë politike. Prokurorët do të bëjnë punën e tyre.

Ndahem me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK.

Lexo më tej: Kryemadhi del pas 5 orësh në SPAK, flet për akuzat 


3 Comments

  1. Doktori, një ujk i sprovuar politik, i joshi me dhurata dhe me xhingla vezulluese, përderisa të zgjidhte dy çështje kryesore:
    – Rrëzimin politik të Bashës
    – Marrjen e vulës, pra aktin përfundimtar noterial të pronësisë ndaj Partisë, godinën madhështore dhe truallin e pafund përreth…

    Tani Doktori, ka lluksin e trashëgimisë së pronës së vet, tapinë e së cilës, të gjithë ambiciozët me brirë, i dhanë një dorë që ay, ta fitonte, ta fitonte me çdo kusht, edhe duke gënjyer ujqit e rinj, si të ishin ca keca me këmborë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *