• |
ide | kryesore

Antarët e Kolegjeve/ Bardhi: E di gjithë Tirana që janë piketuar njerëzit e Ëngjëll Agaçit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Në Komisionin e Ligjeve është hedhur shorti për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor u përzgjodhën dy kandidadurat, konkretisht Artan Reçi dhe Albens Tabaku.

Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën kandidaturat Saimir Kola dhe Erind Mërkuri. Emrat do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës.

Por kreu i grupit Parlamentar të Partise Demokratike Gazment Bardhi, debatoi ashpër me mazhorancën në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Avokatëve”, duke e cilësuar si proces të deformuar dhe me ndërhyrje të fortë politike. Bardhi tha se e di gjithë Tirana, që Eris Hysi është njeri i Agaçit dhe është piketuar për kryetare e KLP”

“Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund të japim konsesus për një proces të deformur. Më thoni një rast kur keni dalë kundër raportit të Sekretarit të Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni poltikisht atë! Ne konsensusin e japim vetëm mbi Kushtetutë. Nëqoftëse ju keni përcaktuar kush do të jetë kryetar i KLGJ-së apo kryetar i KLP-së, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaj. Ne jemi me Kushtetutën dhe s’mund të pranojmë këtë ndërhyrje. E di gjithë Tirana, që njerëzit e Ëngjëll Agaçit janë piketuar për kryetar të KLP” tha Bardhi.


2 Comments

  1. Po ka goje e flet kjo Bardha…diten ben si opozitar, naten mareveshje me socialistet. Ikni mor legena politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *