• |
ide | kryesore

Humbi jetën pas një sherri në Kretë/ 20-vjeçari shqiptar përcillet sot në banesën e fundit

Lajme, Të fundit


Pasi humbi jetën tragjikisht në moshë të re, 20-vjeçari shqiptar Orgito Lloci do të përcillet ditën e sotme në banesën e fundit. Të afërmit dhe miqtë e tij do ti japin sot lamtumirën e fundit 20-vjeçarit që humbi jetën ende në rrethana të qarta.

Varrimi i Orgitos do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas, në Chania. Ditën e djeshme janë publikuar pamje nga momentet e fundit të 20-vjeçarit shqiptar. Mediat greke kanë publikuar pamjet kur 20-vjeçari shqiptar është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën pas sherrit me disa të rinj të tjerë.

Sipas raportimeve Orgito Lloci është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta. Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë. Nga pamjet e publikuara duket i riu i cili ecën i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani. Burri mundohet ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *