• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr përgjimet: Një dosje për AKSHI-n implikon baxhanakun, kunatën dhe vetë Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në një dosje tenderash me familjarë të tij në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

“Pak ditë më parë, unë i kërkova një interpelancë Edi Ramës. Edi Rama e refuzoi, veshur me fustanin e Lindës së Parlamentit, deklaroi se “nuk pranoj interpelancën tënde se ti hyn në jetën personale, se ti fyen, etj”. Të gjitha të pavërteta. Mirëpo siç kam deklaruar, unë çdo gjë do bëj publike në emër të interesave publike të shqiptarëve.

Miqtë e mi, në Skrapin e partisë po zhvillohet një betejë e egër. Një dosje për AKSHI-n implikon direkt baxhanakun, kunatën dhe vetë Edi Ramën. Në një regjistrim ambiental të shtetasit Gerond Meçe, ortaku i baxhanakut të Edi Ramës, Armando Fangu, rezulton se ky shtetas ka takuar në ambientet e zyrës së tij një shtetas tjetër.

Shtetasi tjetër me inicialet A. K. i kërkon Gerondit që ta ndihmojë me anë të lidhjeve që ka me ortakun e tij, baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Linda Ramës, Armando Fangu për tenderat te AKSHI dhe me ndërhyrje direkt te zonja Linda. Gerondi ka dalë garant dhe thotë se te AKSHI çdo gjë e kontrollon vetë, deri tek dalja e tenderave.

Ai pranon se Armando Fangu është pronar de facto i kompanisë ABC dhe Kane dhe kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit nëpërmjet zonjës Linda. Të gjitha këto përgjime janë në dosje dhe nuk janë megjithëse vetë zonja takon, sipas burimeve, të cilat të mos identifikohen, një prokuror të Skrapit, Mara, dhe bën presion të jashtëzakonshëm për likuidimin e dosjes. Likuidimin e dosjes së përgjimit ambiental e kërkon me insistim të madh mercenar Dumani” – tha Berisha.

“Tani unë kam këto pyetje për Edi Ramën. Edi Rama, ke dijeni ti për këtë dosje apo nuk ke? Ke dijeni ti se baxhanaku yt ka fituar dhjetëra, qindra tendera vetë dhe me prestanome nga AKSHI? Edi Rama, a është një nga burimet e fuqishme të pasurimit të familjes tënde?

Edi Rama, ke dijeni ti është takuar zonja jote me prokurorin Mara apo jo? Edi Rama, ke porositur ti Zamanin që të shkatërrohet dosja dhe të mos hetohet AKSHI për tenderat kriminale, lidhjet kriminale me Armando Fangun? Këto ishin pyetjet dhe dhjetëra e dhjetëra të tjera që unë do t’i bëja ty në parlament para gjithë shqiptarëve.

Por përdore Lindën e Parlaentit për të më hequr fjalën. Tani unë përpara shqiptarëve do të them çdo të vërtetë rreth teje, familjarëve, ministrave, zyrtarëve që nuk ngopeni kurrë duke vjedhur këtë popull. Ndaj dhe u bëj thirrje si shpresa e vetme e Shqipërisë, të vazhdojmë këtë betejë gjer në përmbysjen e këtij shteti krim dhe krimi shtet”tha Berisha. ©LAPSI.al


12 Comments

  1. Gazmend Bardhi të lexoj vendimin që Sali Berisha është anëtar I grupit parlamentar të PD. Madje socialistët kaq bashkëpunues sa janë, ashtu siç u dhanë vulën, e lënë dhe Berishën deputet, vetëm që të shijojnë këtë skenën e rikthimit, dhe ta kanë atë përballë si alternativë. Pastaj të vazhdojnë përpara betejën për të integruar Shqipërinë në BE, me “non grata”-n e Perëndimit në krye.

      1. Debil, mut ke ngrënë gjithë jetën, që nga gjyshi, yt atë dhe ti, por ngaqë jeni mësuar nuk ju bën përshtypje!

    1. Rama tall k… me ju idiotë fshatarë muti, që nuk e kuptoni se jetojmë ekonomikisht më keq se në komunizëm, por tiish fshatar bujkrob, mqs je pak më mirë se në kooperativën e gjyshit, të duket se je mirë!

  2. Sali.bythqimi.dhe.grupiitij.le.te.hane.m.ut.sa.te.duan.me.goj.eme.duar.nuk.e.pe bysin.edi
    Ramën
    Për.mua.duaqe.te.hiqete.mesekonta
    Sepse.pensionistat.i
    Ka.shkerdhy.ne.byth.na
    E.mori.shpirtin.me.pensipmet.qe.marrim.dovote.partia.demokratike.beje..pensionin
    1000.emerr.700.mije.vota..per33vjet
    .pensionistët.jan.harru.lujtohuni.se.do
    Të.fitoni.
    Kjo..është..lojae
    Jep..të.jap.jonuz.lika
    .mësues.pensionist

    1. O jonuz po ca mësuesi ke qene ti se gjuhe-letersi jo e jo.
      Keshtu si shkruan i paske marre me qafe kalamajtë e gjore.

  3. Për.sali.berishen.shqiptaret.nuk.i.merr..malli.sepse.ai.kriminel.ka.lyre.duret.me
    Gjakun.epopullit.bashke.me.ilir.palacpn.prapa.hekurave
    E.kane.vendin.habitem.si.i
    Duro.dumani.spakuofezat
    E.tyre.te.isha.une.nevend.te.dumanit.i.kisha.futhekurat.e
    Atë.te. qenit.ne.goje.ta.percapnin.jonuz.lika.pensionost

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *