• |
ide | kryesore

Persona të paidentifikuar hedhin bomba molotov ndaj policisë, plagosen 3 efektivë në Greqi

Lajme, Të fundit


Një incidentet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi. Mësohet se janë shpërthyer disa bomba molotov ndaj punonjësve të policisë. Gjithçka nisi kur një grup prej rreth 20 personash sulmuan një skuadër të MAT-it të vendosur në kryqëzimin e rrugëve Themistokleous dhe Metaxas.

Konkretisht, personat e panjohur kanë hedhur 5 deri në 6 bomba molotovi në drejtim të togave dhe janë zhdukur. Si pasojë e ngjarjeve, sipas informacioneve, kanë mbetur të plagosur lehtë tre policë të Grupit të “VEPRIMIT”, ndërsa EL.AS. procedoi shoqërimin e 22 personave, nëntë prej të cilëve u arrestuan. Trazirat, sipas ERT, kanë ndodhur në rrugët Benaki, Koletti dhe Messolongiou.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *