• |
ide | kryesore

Seanca në Apel/ Fredi Beleri: U arrestova në emër të Kryeministrit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Beleri


Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, së fundmi edhe eurodeputet i zgjedhur me siglën e partisë greke, Nea Demokracia, e ka konsideruar arrestimin e tij në 12 maj 2023, si politik.

Në seancën që po zhvillohet në Apelin e GJKKO-së, beleri, ashtu si edhe avokatja e tij, i ka konsideruar provat të manipuluara. Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që të japin një vendim të drejtë në mënyrë që të kenë të qetë ndërgjegjen.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb, se gjatë fjalës së tij, Fredi Bleri tha “jam arrestuar në emër të kryeministrit dhe provat janë manipuluar. Unë ndërgjegjen e kam të qetë dhe ju kur të shpallni vendimin ta keni të qetë ndërgjegjen tuaj”. 


2 Comments

  1. Ore po apeli i gjkko eshte noterizues i skapit , ske shans te gjykoje sipas ligjit, gjylkimi eshte sipas skapit. po tha skapi , gjykata noterizon vendimin. nuk ka gjykim, ka noterizim.

    shkelja e ligjit eshte ne nivele te frikshme

    beleri u quajt ne flagrance kur ishte vetem, kur karmonedhat skishin asnje shenje gishti te belerit, kur , kur kur,kur, kur , se ka aq faullave e sajesa sa keta prokurore e gjyqatere duhen cuar ne burg qe te mos beje me njeri abuzime te tilla skandaloze

  2. Është si fitorja e Pirros kjo e vulës së Partisë Demokratike. Ose si e Lleshit nga Shebe e Mirditës në vitet 1900.

    Vula dhe logo janë thjeshtë simbole. Kanë rëndësi padyshim, por zgjedhjet i fitojnë njerëzit. As vula, as logo nuk votojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *