• |
ide | kryesore

Zjarri shkrumboi mallin që vlente miliona lek, tregtarët në Shkodër apel për ndihmë

Lajme, Të fundit

Zjarri i rënë pasditen e djeshme në Shkodër në tregun e rrobave të përdorura, la të shkrumbuar 25 njësi tregtare. Ditën e sotme ku në vendin ku ishte tregu ka mbetur vetëm hiri, dhjetëra tregtarë bëjnë apel për ndihmë, pasi i gjithë malli që ata kishin është djegur.

Ata shprehen se situata është shumë e vështirë pasi me mallin e shkrumbuar që vlente miliona lekë, duhet të siguronin jetesën dhe të mbanin familjet.

“Tregtoj prej 20 e ca vitesh. Kemi pasur miliona lekë mall. Shkaqet e zjarrit nuk i dimë. Ne ishim në shtëpi. Ç’më duhet shkaku kur më është shkrumbuar gjithçka. Shteti duhet të bëjë tregun e të na thotë e keni këtu. Ku ishte shteti kur u detyruam në të hynim aty?”, shprehet një tregtare.

“Kemi shtëpi kemi familje dhe ata duam bukë. Shteti i do dritat e ujin”, thotë një tjetër.

7 Comments

  1. Jam kurioz kush me ndihmon kur me prishet makina e punes, kur me vjedhin mallin, kur shteti me ve gjoba..? Per fatkeqesita ka sigurime, aq me teper qe duhen pare edhe kushtet e magazinave.. Perse keta kerkojne paret e shtetit (taksapaguesve)..mallin e tyre, e blejme gratis?

    1. Kjo qe thua ti parimisht është e drejtë. Problemi ketu qendron ne faktin se shpsh here, me urdher te bashkise, tregtaret detyrohen te tregetojne ne nje ambient te caktuar. Keto ambjente nuk respektojnë asnje lloj standarti, as ato te mbrojtjes nga zjarri. Institucionet e tjera qe duhet ta kontrollojne po ashtu nuk funksionojnë.
      Por nuk ka aspak sens qe paret e mija te shkojne per kto tregetaret. Po mu dogj shtepia mua nuk me kompeson njeri. Pse keto duhet te jene te privilegjuar?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *