Filmat horror janë nga filmat më të pëlqyer dhe që krijojnë më shumë interes, por jo çdokush ka guximin t’i shohë deri në fund. Gjigandi i filmave “Netflix”, ka zbuluar 10 filmat që përdoruesit e saj nuk kanë arritur t’i shohin deri në fund, pasi janë konsideruar si shumë të frikshëm.
Duke folur për revistën prestigjoze “Forbes”, një zëdhënës i ‘Netflix’ zbuloi se lista është krijuar me ata filma që shikuesit i kanë parë vetëm 70% të kohëzgjatjes, përpara se të mbyllin aplikacionin apo të fikin televizorin. Lista përmban filma të rinj dhe klasikë horror.
1-Cabin Fever (2016)
2-Carnage Park (2016)
3-México Bárbaro (2014)
4-Piranha (2010)
5-Raw (2016)
6-Teeth (2007)
7-The Conjuring (2013)
8-The Human Centipede 2 (2011)
9-The Void (2016)
10-Jeruzalem (2015)